Korçë, plagosi dy veta, arratiset kamionisti
Aksidentet
Dy persona kanë mbetur të plagosur rëndë në një aksident rrugor të ndodhur dje, në orët e para të mëngjesit në aksin nacional Korçë-Pogradec në kryqëzimin e fshatit Vloçisht. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se Redion Qose dhe Besnik Myrtollari janë aksidentuar kur një mjet i tonazhit të rëndë dhe i ngarkuar me dru është përplasur me veturën me targa KO9652A, me të cilin udhëtonin dy të rinjtë. Mjeti drejtohej nga Besnik Myrtollari. Dy të plagosurit janë braktisur në rrugë nga autori i aksidentit, i cili është larguar menjëherë me kamionin e tij pa targa për t’i shpëtuar kapjes nga policia. Të plagosurit janë transportuar drejt spitalit civil të Korçës ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
#