E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti maqedonas diskuton rezolutën për njohjen e Kosovës

 

SHKUP - Parlamenti i Maqedonisë diskuton sot  rezolutën për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Bashkimi Demokratik për Integrim ka depozituar sot në kuvend rezolutën që sipas agjencive maqedonase të lajmeve është dorëzuar nga shefi i grupit parlamentar të Bashkimit Demokratik për Integrim, Tahir Hani dhe deputetët Safet Neziri dhe Ermira Mehmeti.
Para dorëzimit të këtij dokumenti, shefi i grupit parlamentar të BDI-së, Tahir Hani, ka zhvilluar një takim me grupet parlamentare të partive të koalicionit qeveritar për të diskutuar lidhur me këtë çështje. Rezoluta përveç deputetëve të BDI-së është e nënshkruar edhe nga kryetari dhe deputeti i PDSH-së, Menduh Thaçi dhe sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Imer Aliu.
Ndërkohë njohja e pavarësisë së Kosovës pritet të ndodhë në të njëjtën ditë edhe në Mal të Zi. Sipas zyrtarëve Shkupi dhe Podgorica e kanë diskutuar së bashku këtë çështje.
(a.s/News24/Balkanweb)



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›