Debati, asnje mrekulli për McCain

Debati i të martës (i të mërkurës në mëngjes me orën tonë) u mbyll me një fitore tjetër për rivalin demokrat, Barack Obama.
Ky është verdikti i shprehur të paktën në dy sondazhe të realizuara menjëherë pas përfundimit të debatit që zgjati 90 minuta.
Sondazhi i CNN nxjerr fitues Obamën me 54 përqind, nga 32 përqind që mori McCain.
Ndërsa nga sondazhi i CBS, 40 përqind e mbështetjes shkon për Obamën dhe vetëm 26 përqind për McCain.
"Tawn hall meeting"
Pavarësisht se formati i takimit, i quajtur "town hall meeting", të paktën në teori duhet të kishte favorizuar 72-vjecarin, nuk ndodhi aspak kështu.
"McCain u duk i vjetër dhe i lodhur", thotë një repubblikan për CNN.
Rreth 80 persona të pranishëm në debat, të zgjedhur nga GALLUP prej një grupi votuesish ende të pavendosur, kanë bërë rreth 12 pyetje për tema kryesisht në lidhje me krizën ekonomike, reformën në shëndetësi dhe atë fiskale, luftën në Afganistan dhe Irak, si dhe bisedimet nukleare me Iranin.