E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, borxhet çojnë në vetëvarje 42-vjeçarin

Tiranë, 9 Tetor, 10.20, NOA - Borxhet dhe depresioni në të cilin kishte rënë prej muajsh, kanë bërë që një 42-vjeçar ti japë fund jetës, duke u vetëvaruar.

Kujtim Elezi, 42 vjeç, është gjendur i pa jetë në oborrin e shtëpisë së tij, në rrugën “Mustafa Mara”, në kryeqytet. Siç bën të ditur gazetari i agjencisë së lajmeve NOA,viktima Elezi, i ka dhënë fund jetës rrethe orës 23.30 të mbrëmjes së djeshme, kur ai kishte dalë jashtë në oborrin e banesës dhe ishte vetëvarur me litar në një prej pemëve që kishte.

Kanë qenë familjarët e tij, që e kanë gjetur Elezin të pajetë në oborr. Ata janë munduar që t'i japin ndihmën e parë atij, por gjithçka ka qenë e kotë pasi ai kishte ndërruar jetë.

Pas disa minutash një telefonatë ka njoftuar dhe policinë e cila ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Efektivat e Komisariatit numër 1, kanë marrë në pyetje familjarët dhe më pas, trupi i viktimës është dërguar drejt morgut, për analiza të tjera.

Sipas ekspertëve Kujtim Elezi ka vdekur si pasojë e mbytjes me litar, e shkaktuar nga vetëvarja.

Burimet nga vendi i ngjarjes kanë bërë të ditur se, kjo nuk ishte tentativa e parë e burrit për ti dhënë fund jetës.

Nga hetimet e policisë është arritur në përfundimin se, 42-vjeçari Elezi, me origjinë nga Korça, por me banim prej disa vitesh në kryeqytet dhe më parë kishte tentuar të vetëvritej.

Disa muaj më parë ai kishte pirë fostoksinë por ishte dërguar shpejt në spital dhe kishte mundur të shpëtonte.

c.a/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›