E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shembja e pallatit, shkaktaret ne gjyq

Gjirokaster- Tragjedia e 9 nentorit 2008 ne Gjirokaster, ku humben jeten tre persona pas shembjes se pallatit ne lagjen "11 Janari", nje e moshuar, nena dhe vajza e saj, do te kete shtate te pandehur, per krimin e "vrasjes" dhe "shperdorimit te detyres". Prokuroria e Gjirokastres dergoi dje ne Gjykaten e Faktit pas kater muaj hetimesh, dosjen me akuza per shtate persona te dyshuar, nga te cilet Sotiraq Janora, pronari i firmes "Arti" do te kete edhe vepren me te rende, ate te "vrasjes ne rrethana cilesuese" dhe "shkaterrimit te prones". Gjashte te tjeret jane zyrtare te bashkise se Gjirokastres, nga sekretarja e KRRT-se, Aferdita Papamihali, inxhinieret, shefi urbanistikes dhe inxhinieret e firmes ndertuese. Lajmin e ka konfirmuar vete prokurori i rrethit, Alfred Saliu, ne nje prononcim te dhene diten e djeshme.

Prokuroria e Gjirokastres ka vene ne dijeni organin qendror, Prokurorine e Pergjithshme, e cila ishte e interesuar direkt, per mbarevajtjen e hetimeve per tragjedine e ndodhur me 9 nentor 2008. "Nga teresia e veprimeve hetimore te kryera, rezulton e provuar se jane 7 te pandehur qe dyshohet se kane konsumuar veprat penale te "vrasjes ne rrethana cilesuese", "shkaterrimit te prones" dhe "shperdorimit te detyres", ndersa per kater te tjere jane pushuar hetimet, pasi nuk kane konsumuar vepra penale", thuhet ne deklaraten e organit te akuzes ne rreth per kete dosje.

Pervec pronarit te firmes "Arti", Sotiraq Janora, te dyshuar per tragjedine jane edhe Gjergj Mece, inxhinier zbatues i ndertimit, Aferdita Papamihali, Admir Shehaj, pergjegjes ne Inspektoratin e Ndertimit, Petrit Maksuti, Leonard Mustafaraj dhe Alfred Mamani, shef i urbanistikes, per vepren penale te "shperdorimit te detyres". "Jane mbledhur provat e mjaftueshme e te nevojshme, qe vertetojne fajesine e te pandehurve per veprat penale per te cilat akuzohen", tha prokurori Alfred Saliu.

Prokurori tha se gjate kryerjes se veprimeve hetimore, por kryesisht mbi konkluzionet e nxjerra nga akti i ekspertimit teknik, eshte konkluduar ne pushimin e hetimeve ndaj Luan Bufit inxhinier konstruktor, Njazi Cobanit, arkitekt, Thanas Llahanas, inxhinier gjeolog, e Aristotel Haxhit, aksioner i firmes sipermarrese "Arti Nderimi". Nderkohe qe hetimet dhe akuzat jane mbeshtetur ne Nenet 79, 150 dhe 248 te Kodit Penal.

Te dyshuarit cilesohen pergjegjes per leshimin e lejes se ndertimit, pa studim gjeologjik dhe kryerja e punimeve ne afersi te nje objekti te banuar, pa plotesuar kushtet e sigurise teknike. Gjate germimeve per ndertimin e pallatit te ri, eshte shkaktuar shembja e pjesshme e pallatit 5-katesh ku humben jeten tre prej banoreve, trupat e te cileve u gjeten pas 24 oreve nen rrenoja.

Viktimat

Shembja e pallatit me 9 nentor te vitit 2008 shkaktoi tre te vdekur dhe disa te plagosur. Mes viktimave ishte nje e moshuar 70 vjecare dhe dy pjesetaret e familjes Dalani, nene e bije, Valbona dhe Anxhela Dalani, 36 dhe 8 vjece.

Greva

Fundvitin e kaluar, 13 familjet e prekura nga shembja e pallatit ne lagjen "11 Janari" te Gjirokastres hyne ne nje greve urie qe zgjati 10 dite, pasi nuk pranuan demshperblimin prej 46 milione lekesh, te miratuar nga qeveria.

Te akuzuarit e tragjedise:

1- Sotiraq Janora, "vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese", "shkaterrimi i prones me dashje"

2- Gjergji Mece, "shperdorim te detyres"

3- Aferdita Papamihali, "shperdorim te detyres"

4- Admir Shehaj, Petrit Maksuti dhe Leonard Mustafaraj, "shperdorim te detyres", kryer ne bashkepunim

5- Alfred Mamani, "shperdorim te detyres"

Pushuar ceshtja per:

1-Luan Bufi, inxhinier konstruktor

2-Njazi Cobani, arkitekt

3-Thanas Llahana, inxhinier gjeolog

4-Aristotel Haxhi, aksioner i firmes sipermarrese "Arti Nderimi" Sh.p.k, "pasi vertetohet se i pandehuri nuk e ka kryer vepren".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›