Sherr pronash, ushtarakut i hedhin helm në bahçe
Një ushtarak i lartë akuzon komshinjtë e tij, se për motive pronësie i kanë hedhur lëndë helmuese në pemë dhe bimë para shtëpisë së tij, duke i helmuar bashkëshorten. S.H., i është drejtuar tri vite më parë Prokurorisë së Tiranës, duke kërkuar hetimin e dy bashkëshortëve, D.M. dhe S.M.. Pas disa verifikimeve që ka bërë organi i akuzës, ka vendosur të mos fillojë procedim penal, gjë që ka detyruar ushtarakun t’i drejtohet Gjykatës së Tiranës, duke kërkuar prej kësaj të fundit t’i urdhërojë prokurorisë për të bërë hetime të thelluara në lidhje me çështjen. Gjykata e ka pranuar kërkesën e tij dhe urdhëron prokurorinë që veç të tjerash të sekuestrojë në spital dhe kartelën e gruas së ushtarakut, e cila, ditën kur pretendohet se ka ndodhur ngjarja ka përfunduar në spital e helmuar.
Rinisja e hetimeve
“Në datën 23.04.2009, S.H. ka bërë kallëzim ndaj personave që janë komshinj të tij, D.M. dhe S.M. (bashkëshortë mes tyre) - dhe me të cilët ka konflikt për pronat që kanë përfituar - se i kanë hedhur në kopshtin e tij para dhe pas shtëpisë, lëndë helmuese që kanë dëmtuar pemët dhe bimët që kishte të mbjella dhe i kanë shkaktuar dëmtim në shëndet bashkëshortes së tij V.H.. Gruaja atë ditë ka shkuar në spital, ku është diagnostikuar me helmim dhe ka marrë ndihmë mjekësore. Po ashtu, sipas tij, të kallëzuarit i kanë shkatërruar pronën dhe prishur qetësinë publike, përmes krijimit të zhurmave shqetësuese, hedhjes së sendeve dhe plehrave në oborrin e shtëpisë së tij etj”, thuhet në vendimin e gjykatës.
Pas marrjes së kallëzimit, prokuroria ka kryer disa verifikime dhe në përfundim ka vendosur “mosfillimin e procedimit penal”, pasi është arritur në përfundimin se, pretendimet e ngritura nga S.H. nuk përbëjnë vepër penale. Në vitin 2011, gjykata ka urdhëruar rinisjen e hetimeve dhe sërish janë pushuar hetimet.
(Shkrimi i plote sot ne Gazeta Shqiptare)
(e.m/BalkanWeb)