“Dyer te hapura” ne çdo hallke te ekzekutivit, deputetët në mbledhjet e qeverisë
Deputetët e Kuvendit të ri do të kenë mundësi të marrin pjesë në mbledhjet e qeverisë dhe të të gjitha institucioneve. Një ndryshim në "statusin e deputetit" u jep të drejtën të zgjedhurve me listë nga populli që të jenë të pranishëm në mbledhjet e Këshillit të Ministrave kur aty diskutohen çështje që prekin qarqet ku ata janë zgjedhur.
Madje, me statusin e ri, deputetët kanë të drejtë të jenë në çdo institucion qendror dhe vendor kur shqyrtohen probleme të ngritura prej tij. "Deputeti ka të drejtë të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit të Ministrave, në ministri ose në institucione të tjera qendrore dhe vendore, kur në to shqyrtohen probleme të ngritura prej tij dhe që lidhen me qarkun ku është zgjedhur", thuhet në nenin 9 të statusit të deputetit, i cili u votua në Kuvend më 30 maj të këtij viti, pra në seancën e fundit parlamentare.
(Shkrimi i plote sot ne Gazeta Shqitpare)
(e.m/BalkanWeb)