Shisnin heroine lokaleve, pranga tre shperndaresve
Elbasan- Shisnin heroine ne lokalet e Elbasanit, arrestohen tre te rinj te dyshuar si shperndares. Agjentet e Antidroges kane organizuar operacionin e koduar "Sporti i vjeter" rreth ores 18:00 te mbremjes se marte. Ne pranga rane Gerti Hysenbelliu 21 vjec, banues ne lagjen "Qemal Stafa", Klevis Gjini, 19 vjec, banues ne lagjen "Vriserion Xhuvani" dhe Renato Bakalli 21 vjec, banues ne lagjen "Qemal Stafa". "Arrestimi i tyre u be pasi gjate kontrollit ne ambientet e lokalit ne pronesi te gruas me inicialet D. R., e cila ndodhet ne lagjen "Clirimi", u gjeten 9 doza heroine", thane burime zyrtare te Policise se Elbasanit. Ne lokal gjendeshin tre te rinjte ne shoqerine e njeri-tjetrit te ulur ne nje tavoline. Nga kontrolli fizik u gjeten 9 qese me droge te dyshuar heroine, me peshe 1.6 grame, qe u sekuestrua ne cilesine e proves materiale. Ndaj te ndaluarve u ngrit akuza e "prodhimit dhe shitjes se narkotikeve, ne bashkepunim", kurse hetimet e metejshme i ndjek prokuroria.