E Diel, 1 Nëntor 2026

Arratiset nga burgu grek, kapet ne Delvine

Sarande- Shqiptari i arratisur nga burgu i sigurise se larte ne Athine te Greqise, kapet pas 4 vitesh kerkime ne shtepine e tij, ne Delvine te Sarandes. Burime zyrtare te policise vendore bene me dije dje, se ndaluan te shumekerkuarin nga policia helene, Spiro Gjoka 43 vjec, i denuar me 17 vite burg nga drejtesia e vendit fqinj per akuzen e "trafikut nderkombetar te lendeve narkotike". Kane qene agjentet e policise kriminale qe ne baze te informacioneve operative siguruan te dhena se Gjoka, i kerkuar prej vitit 2006, fshihej ne Shqiperi dhe pikerisht ne shtepine e tij ne Delvine. Policia greke, kishte derguar dosjen perkatese per shqiptarin. Megjithese ishte ndjekur nga qindra agjente te policise helene pas arratisjes, 43-vjecari kishte mundur te kalonte kufirin dhe rikthehej ne vendlindje. Burimet e policise sqarojne se ka qene i arrestuar nga policia greke ne vitin 2000 dhe ishte i denuar me 17 vjet heqje lirie. Por pas 6 vitesh qendrimi ne qeli, Gjoka ka mundur te arratiset dhe prej kater vitesh strehohej ne Delvine. Vetem pas kerkeses se drejtesise helene u be i mundur arrestimi i 43-vjecarit qe do te rikthehet ne Greqi per te vuajtur edhe 11 vite burg te mbetura dhe qe mund te rrezikoje te tjere per arratisjen.
B. Bejko

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›