E Diel, 1 Nëntor 2026

KE i dhuron skaner spitalit te Sarandes

SARANDE- Per nje skaner, pacientet e rrethit te Sarandes kishin vetem nje rruge, te shkonin ne Greqi. Ata qe nuk mundnin te kalonin ne shtetin fqinj, ose nuk arrinin te diagnostikoheshin, duhet te merrnin rrugen per ne Tirane. Pas kater vjet kerkesash, dje eshte bere i mundur instalimi i skanerit ne spitalin e Sarandes. Skaneri tridimensional, eshte peruruar ne mesdite, ne mjediset e spitalit "Petro Nako". Drejtori Arben Vogli, mes shume te ftuarve pjesemarres ne perurim si kryetari i qarkut Vlore, Agron Sharra, kryetari i bashkise Sarande, Edmond Gjoka, nenprefekti Gjergji Mano dhe drejtues institucionesh, tha se "mundesimi i ardhjes se skanerit eshte financim i Komunitetit Evropian dhe qeverise shqiptare, me nje fond te pergjithshem 223 mije euro". Nga keto 200 mije euro jane dhene nga KE-ja, kurse skaneri eshte nje prodhim i vitit 2009. Mjeku Niko Kuri, shef i repartit te urgjences, se bashku me mjekun Agim Hasani, i specializuar per perdorimin e skanerit, demonstruan nje ekzaminim dhe shpjeguan se nga rrethi i Sarandes ka 5-6 kerkesa cdo dite dhe shpenzimet ishin te paperballueshme ne mungese te skanerit.
B. Bejko

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›