Sherri, Mançini shtyn me duar Mario Balotelin
TIRANE-Sa herë që luan Mançester Siti, një kamera është e fiksuar gjithë kohës te Mario Baloteli.
Kështu ka ndodhur edhe në ndeshjen me Arsenalin, ku paparacët kanë fiksuar një moment kur ai i ka thënë diçka Mançinit në vesh dhe ky i fundit i ka dhënë një të shtyrë të lehtë.
Edhe pse gjëra të tilla ndodhin shpesh në futboll, mediave britanike u ka mjaftuar për ta vendosur titull të madh. “Nuk mendoj të më ketë thënë gjë të rëndësishme, prandaj e shtyva. Ishte një episod pa vlerë”, u shpreh Mançini.
(d.b/a.latifi/BalkanWeb)