Zbardhet dokumenti qeveritar: 80 mln usd për të përndjekurit
TIRANE- Qeveria parashikon që deri në vitin 2015 të për dorë 7.7 miliardë lekë, ose rreth 80 milionë dollarë për kompensimin e ish të dënuarve të kohës së komunizmit. Shuma buxhetore e përcaktuar në favor të të përndjekurve bëhet publike në Vendimin “Për miratimin e kuadrit makroekonomik e fiskal për periudhën 2013-2015” të publikuar këto ditë nga Këshilli i Ministrave në Fletoren Zyrtare. Më specifikisht, sipas dokumentit qeveritar, i cili bëhet publik paralelisht me nisjen e grevës së urisë nga ana e disa ish të përndjekurve, rezulton se nga buxheti i shtetit do të përdoren për kompensimin e ish të dënuarve 1.7 miliardë lekë për vitin 2012, po 1.7 miliardë lekë për 2013-ën, 1.8 miliardë lekë për 2014-ën, dhe 2 miliardë lekë në vitin 2015. Sipas vendimeve të deritanishme të qeverisë është parashikuar që shumat të shpërndahen në 8 këste, ndërkohë që deri tani është shpërndarë kësti i parë për pjesën dërrmuese të ish të përndjekurve dhe vazhdon ndarja e të dytit. Po sipas të dhënave të dokumentit qeveritar, rezulton se duke nisur nga viti 2009, për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve është përdorur nga buxheti i shtetit fondi total prej 4.7 miliardë lekësh, rreth 50 milionë dollarë, përkatësisht: 2.2 miliardë lekë për vitin 2009, 1 miliard lekë për 2010-ën dhe 1.5 miliardë lekë për 2011-ën. Në 23 vendime të Këshillit të Ministrave gjatë gjithë këtyre viteve, u është njohur e drejta e përfitimit të dëmshpërblimit financiar 11729. Aplikantë janë 23 mijë në total.
8 KËSTE
Aktualisht, në 23 vendime të Këshillit të Ministrave gjatë gjithë këtyre viteve, u është njohur e drejta e përfitimit të dëmshpërblimit financiar 11729 ish të burgosurve të kohës së komunizmit. Sipas sektorit të Pagesave për të Dënuarit Politikë, strukturë pranë Ministrisë së Financave, numri i aplikantëve që kanë paraqitur në shtet kërkesë për njohjen e dënimit në kohën e komunizmit është në total 23 mijë. Lidhur me grevën, përgjegjësi i sektorit të Pagesave për të Dënuarit Politikë, Lekë Hajdari, thotë për “Gazetën Shqiptare” se kërkesa kryesore e të përndjekurve është shlyerja e menjëhershme e dëmshpërblimit, ndërkohë që qeveria ka parashikuar me ligj shpërndarjen e tij në tetë këste të shtrirë në disa vite përmes një kronologjie të caktuar.
GREVA
Që prej 22 shtatorit ish të përndjekurit politikë kanë nisur një grevë urie nën pretendimin se qeveria nuk mbajti premtimet për dëmshpërblimin e viteve të tyre të burgut. Sipas ish të përndjekurve politikë zanafilla e grevës i detyrohet faktit që dëmshpërblimi i tyre u shty nga qeveria për një afat të pacaktuar. Dje në mesditë anëtarët e Shoqatës së të Burgosurve Politikë nuk u lejuan të zhvillojnë grevën e urisë së tyre në oborrin e Institutit të tyre. Atyre ju komunikua nga policia se nuk mund ta kryenin këtë grevë urie në ambientet e Institutit. “Na doli një regjim tjetër komunist. Partia Demokratike na ka lënë pa dëmshpërblim, pa bukë dhe pa strehë. Këta po sillen me ne më keq se komunistët. Kjo qeveri ka marrë 70 % të votave nga të përndjekurit, por këtë radhë këto vota nuk do t’i ketë më, ndaj të mendohet mirë”, - tha njëri prej ish të përndjekurve. Më pas grupi u zhvendos përpara Piramidës për të diskutuar dhe vendosur se ku do të kryejnë grevën e urisë. Ndërkohë që vazhdonte greva e ish të përndjekurve të tjerë që ka nisur tashmë prej disa ditësh në lagjen Komuna e Parisit.
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
Lidhje te tjera 10 ish-të përndjekur nuk lejohen të kryejnë grevën pranë Kuvendit