E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherri dhe gurët pushtojnë Superligën



Skënderbeu fitoi 1-0 me Besën në Kavajë në ndeshjen e fundit të javës së parë, por në një ndeshje të pa mbyllur normalisht nga gjyqtari ndërkombëtar Albano Janku, për shkak të një tensioni të jashtëzakonshëm në shkallët e stadiumeve dhe hedhjes së objekteve të vazhdueshme në fushë, kur pas 15 minutash ndërprerje të lojës, duke u nisur nga minuta e 87-të, gjyqtari anësor Denis Rexha u godit në kokë nga një objekt i hedhur nga tifozët e tribunës përballë, edhe pse tribunën “VIP” ishte presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka dhe në fushë ishte Shefi i Sektorit të Garave, Ilir Shulku. Gjithçka ndodhi pas një pretendimi të lojtarëve të Besës për një penallti të pa dhënë në favor të tyre, kur sulmuesi Sokol Cikalleshi u frenua brenda zonës në minutën e 87-të, kur rezultati ishte 1-0 në favor të Skënderbeut pas eurogolit të realizuar nga Markoviç në minutën e 45-të. Gjyqtari Janku i sinjalizuar edhe nga ndihmësi i tij, Ergin Doda, nuk e konsideroi të parregullt ndërhyrjen e mbrojtësit të Skënderbeut, që solli së pari reagimin e lojtarëve të Besës e më pas dhe provokimin e fortë të tifozerisë kavajase, që përveç sharjeve në adresën e familjarëve të “xhaketave të zeza”, hodhën një sasi të konsiderueshëm çakmakësh, shishesh uji dhe sende të tjera. Për të vendosur rregull në tribunat e tifozëve u desh edhe ndërhyrja e fortë e policisë lokale, ndërsa vetë trajneri i Besës, Shpëtim Duro, i kërkoi personalisht sqarime gjyqtarit të FIFA, Janku, për mosdhënien e penalltisë.
Sipas rregullores së re, Besa pritet ta humbasë në tavolinë ndeshjen 2-0, pasi ajo nuk u mbyll normalisht, ndërkohë që fusha e Kavajës mund të dënohet deri në dy ndeshje, ndërkohë që ende nuk është e qartë nëse edhe skuadrës mund t’i hiqen tri pikë, pasi ishin tifozët ata që nuk lejuan vazhdimin e ndeshjes.
Në takimet e tjera të javës së parë të Superligës, Flamurtari triumfoi 1-0 në “Qemal Stafa” kundër kampiones së Shqipërisë, Dinamo, në ndeshjen hapesë të Kampionatit të 72-të Kombëtar të Futbollit, ndërkohë që golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar, Daniel Xhafaj (atëherë në radhët e Besës), me golin e tij në minutën e 24-t u bë shënuesi i golit të parë të edicionit 2010-2011. Pas eliminimit në turin e dytë e eliminator të Ligës së Kampioneve kundër moldavëve të Sherif Tiraspolit, humbjes në Superkupën e Shqipërisë kundër Besës dhe në javën e parë të kampionatit me Flamurtarin, trajneri argjentinas i bluve, Luis Manuel Blanko (i larguar duke mos dhënë asnjë deklaratë për gazetarët pas ndeshjes), duket se nuk ndihet aspak komod në bankinën e kampionëve të Shqipërisë. Teuta dhe Laçi ndanë nga një pikë në barazimin pa gola në ndeshjen e javës së parë të sezonit 2010-2011 në Kategorinë Superiore. Elbasani i rikthyer në Superligë e nisi debutimin në këtë sezon me barazimin 1-1 kundër Tiranës në “Ruzhdi Bizhuta”. Mbrojtësi maqedonas Ristevskki (1-0, 29’) shënoi me kokë, ndërkohë që në pjesën e dytë barazoi për 24 herë kampionët e Shqipërisë, po një mbrojtës, Andi Lila (1-1, 66’) nga pika e bardhë e penalltisë. Vllaznia fitoi 3-2 “in extremis” me Bylisin në “Brian Filipi” të Lezhës falë një goli të asistuar nga Vioresin Sinani e të realizuar nga Jovaneviç në minutën e 92-të (3-2). Shkumbini dhe Kastrioti ndanë nga një pikë në barazimin 2-2 në asnjanësin “Qemal Stafa”, me peqinasit që dy herë kaluan në avantazh dhe krutanët që vendosën ekuilibrat po aq herë. Arlind Nora (1-0, 33’) dhe Bekim Kuli (2-1, 67, 11-m) shënuan për Shkumbinin e presidentit të ri Ylli Ndroqi dhe trajnerit Mirel Josa, ndërkohë që Djarmati (1-1, 65’) dhe Jushi (2-2, 85’) realizuan për krutanët e udhëhequr nga i zakonshmi Ramadan Ndreu.

RASTI I DYTË

Sezonin e kaluar, Skënderbeu përjetoi një situatë të ngjashme kur u ndesh në Ersekë me Gramozin (java e 26-të), kur ndeshja e ndërprerë në minutën e 75-të me rezultatin 1-0 për korçarët u vendos në tavolinë me rezultatin 2-0 për Skënderbeun. Gjyqtar në atë takim ishte Artan Taullahu.

STATISTIKA
Për Skënderbeun kjo ishte fitorja e 29-të në 103 ndeshje me Besën (48 fitore, 26 barazime). Në radhët e korçarëve ishin pesë lojtarë që sezonin e kaluar luajtën me Besën: portieri Shehi, mbrojtësit Vrapi e Dragusha, si dhe mesfushorët Shkëmbi e Erbim Fagu.

FITORET NË TAVOLINË
Tri ndeshje të Kategorisë Superiore gjatë sezonit të kaluar u vendosën me rezultat në tavolinë nga Komisioni i Disiplinës. Gramozi-Skënderbeu, java e 26-të (ndeshje e ndërprerë në minutën e 75-të), Flamurtari-Kastrioti (java e 22-të, pas largimit të Kastriotit nga fusha në minutën e 90-të, kur rezultati ishte 1-1) dhe Vllaznia-Skënderbeu (java 28-të, gabim në protokollin e lojtarëve nga Vllaznia).

JAVA 1
Dinamo-Flamurtari 0-1
Besa-Skënderbeu 0-1
Teuta-Laçi 0-0
Shkumbini-Kastrioti 2-2
Vllaznia-Bylis 3-2
Elbasani-Tirana 1-1

RENDITJA
1. Vllaznia 3
2. Flamurtari 3
3. Skënderbeu 3
4. Kastrioti 1
5. Shkumbini 1
6. Elbasani 1
7. Tirana 1
8. Laçi 1
9. Teuta 1
10. Dinamo 0
11. Bylis 0
12.Besa 0

Java 2
Dinamo-Besa
Skënderbeu-Teuta
Laçi-Shkumbini
Kastrioti-Vllaznia
Bylis-Elbasani
Flamurtari-Tirana

Dukuria
Të huajt, gola me shumicë

Nga 13 golat e shënuar në pesë ndeshjet e parë të javës së parë (pa ndeshjen Besa-Skënderbeu), gjashtë prej tyre mbajnë për autorë lojtarë të huaj që aktivizohen në kampionatin shqiptar: Ristevski (Elbasani), Rajoviç (Vllaznia), Jovanoviç (Vllaznia), Popoviç (Bylis), Djarmati (Kastrioti) dhe Markoviç (Skënderbeu)

Golashënuesit pas javës së parë

1 gol: D.Xhafaj (Flamurtari), Ristevski (Elbasani), A.Lila (Tirana, 1p), Rajoviç (Vllaznia), Sinani (Vllaznia), Jovanoviç (Vllaznia), Dimo (Bylis), Popoviç (Bylis), Nora (Shkumbini), Kuli (Shkumbini, 1 p), Djarmati (Kastrioti), Jushi (Kastrioti), Markoviç (Skënderbeu)

Golashënuesi e huaj
1 gol: Ristevski (Elbasani), Rajoviç (Vllaznia), Jovanoviç (Vllaznia), Popoviç (Bylis), Djarmati (Kastrioti), Markoviç (Skënderbeu)

Kontrasti i të huajve
Radonjiç fiton, Blanko humbet

Dy trajnerët e vetëm të huaj që drejtojnë këtë sezon në Kategorinë Superiore, Mojash Radonjiç i Vllaznisë dhe Luis Manuel Blanko i Dinamos, patën fate të ndryshme në debutimin e tyre në javën e parë të Superligës. Argjentinasi i Dinamos, Blanko, humbi 1-0 me Flamurtatin në ndeshjen hapëse të shtunën, edhe pse vinte me statusin e kampiones në fuqi, ndërkohë që malaziasi i Vllaznisë, Radonjiç, fitoi 3-2 kundër Kastriotit, që i kishte mbijetuar Superligës në ndeshjet plejof. Sezonin e kaluar (2009-2010), kroati Ilija Lonçareviç i Tiranës humbi 3-1 me Flamurtarin, ndërsa serbi i Apolonisë, Esad Karishik fitoi 2-0 me Teutën. Në sezonin 2008-2009, kroati i Dinamos, Zllatko Daliç, barazoi 0-0 me Teutën në Tiranë, ndërkohë boshnjaku i Tiranës, Blazh Sllishkoviç barazoi 0-0 në Shkodër me Vllazninë. Kroati i Flamurtarit, Sllavko Kovaçiç fitoi 1-0 në Kavajë me Besën.

Cana “OK”, gati kundër Karpatit

Frika ka kaluar: problemi i Lorik Canës nuk është aspak serioz. Mesfushori i Kombëtares shqiptare kishte pasur probleme gjatë stërvitjes së fundit përpara sfidës që Gallatasarai zhvilloi në fazën “play-off” të Europa League kundër Karpati Lviv.
27-vjeçari ndjeu dhembje në gju dhe menjëherë iu nënshtrua kontrolleve nga mjekët e skuadrës. Ai nuk u aktivizua kundër ukrainasve për të mos rrezikuar, ndërsa Kombëtarja ishte në ankth për gjendjen e kapitenit, në prag të sfidës së parë eliminatore në Euro 2012 kundër Rumanisë, e cila do të luhet më 3 shtator.
Regbi, një shqiptar me fanelën angleze
23/08/2010 11:45

Regbi, një shqiptar me fanellën angleze
Regbia është një ndër sportet më të vjetër në Europë krijuar nga britanikët në shekullin XIX dhe gëzon popullaritet në shumë vende të botës. Megjithëse në trojet shqiptare ky sport nuk praktikohet, tashmë edhe Shqipëria mund të krenohet se ka një lojtar të suksesshëm të sajin në këtë sport. Olsi Krasniqi, është një prej talenteve të regbisë angleze që brenda një kohe shumë të shkurtër ka arritur të firmosë një kontratë si profesionist.
Talenti që ai ka e ka lejuar të veshë fanellën e përfaqësueses angleze për moshat nën 20 vjec. 17 vjeçari shqiptarë është formuar si sportist në kolegjin "Feltham Community" të Londrës që gëzon një rekord të shkëlqyer në prodhimin e talenteve. Këtë sezon ai luan në formacionin bazë për ekipin londinez Harlequins.

Ibra-Milan, pranë marrëveshjes?

Pas deklarimeve të menaxherit Mino Raiola se "Ibra nuk do të largohet nga Barcelona, shefi ekzekutiv i Milanit, Adriano Galiani, pranon se ka në plan një takim me presidentin e Barcelonës. Tashmë është zyrtare: Kuqezinjtë janë në bisedime në suedezin. Vetëm aspekti ekonomik është pengesa më e vështirë për t’u kapërcyer. Barcelona nuk ka ndërmend të humbasë, pasi ka shpenzuar 70 milionë. Transferimi tek Milan i Ibrahimoviç duket një hap larg, për këtë “bukmejkersat” e kanë ndryshuar shpejt mendimin në lidhje me qëllimet e lojtarit suedez. Deri dy ditë më parë, hipoteza kuq e zi u ofrua në 6,00 për kuqezinjtë, dhe tani është ulur në 2,50. Në pole position është gjithmonë Mançester Siti, i cili kalon nga 1,33 në 1,50, por duke vendosur gjithmonë dhe hipotezën Real Madrid, që tani kuotohet në 8,00.

Benitez
Trajneri i Interit, Rafa Benitez, nuk kishte se si ta fillonte më mirë se kaq aventurën e tij në pankinën e Interit: fitoi Superkupën italiane, duke mundur 3-1 Romën. “Gjithnjë është e rëndësishme të fitosh dhe të bësh gola, pranon tekniku spanjoll, mbi të gjitha duke marrë në konsideratë, se kemi pasur vështirësi, pasi lojtarët erdhën me vonesë nga Botërori, prandaj kjo fitore vlen për moral”.

Baloteli
Nga Britani vijnë akoma elozhe për të riun, Mario Baloteli, dhe këtë herë ai që i thotë është Roberto Mançini, trajneri që e zbuloi dhe tani e mori te Mançester Siti: “Mendoj se Baloteli mund të jetë në lartësinë e Torresit dhe ndoshta edhe më i mirë se ai. Kjo, sepse Torres mund të luajë vetëm si sulmues. Baloteli është blerje e mirë për ne”

Maskerano
Havier Maskerano është gjithnjë e më pranë Barcelonës. Gazetat “Sport” e “Mundo Deportivo”, shkruajnë se transferimi i lojtarit mund të jetë çështje orësh. Pep Guardiola e ka miratuar ardhjen e lojtarit, ndërsa Rouy Hodgson ka theksuar se Maskerano mund të largohet, por vetëm pas një oferte të mirë ekonomike. Trajneri anglez duket se nuk e pëlqen ardhjen e mundshme të Hleb, i cili mund të jetë një zëvendësues i mirë i Kajt.

Sergio Ramos
Çelsi është gati të ofrojë 35 milionë euro për të marrë nga Reali i Madridit mbrojtësin e njohur, Serxhio Ramos, 24 vjeç. Londinezët kanë kontaktuar me drejtuesit e klubit spanjoll. Roman Abramoviç ka vënë në dispozicion një buxhet prej 35 milionë eurosh për blerjen e mbrojtësit, i cili ka shkëlqyer në Botërorin 2010.

Trezege
Liverpuli është në kërkim të një sulmuesi dhe një ide mund të jetë David Trezege. Marrëdhëniet me Juven janë të mira, siç e demonstrojnë operacionet Poulsen e Aquilani, dhe “Reds”-at mund ta marrin 32-vjeçarin francez në formë huazimi, duke i ofruar lojtarit një sfidë të re të rëndësishme para se të mbyllë karrierën. Konfirmimi vjen nga menaxheri i tij, Antonio Kaliendo:

24 Gusht 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›