ISSH: Ja si llogariten kompensimet për pensionistët
Instituti i Sigurimeve Shoqërore publikon skemën e kompensimet për pensionistët e qytetit dhe të fshatit. Ky institucion bën të ditur mënyrën se si do të bëhet përllogaritja e masës së kompensimit nga të ardhurat mujore të pensioneve. ISSH përcakton gjithashtu masën e përfitimit sipas kategorive dhe dokumentet që duhet të plotësojnë personat e interesuar për të përfituar këto të ardhura. Përfitojnë kompensim nga ndryshimi i çmimit të bukës, vajgurit dhe gazit të lëngshëm, në masën prej 150 lekësh, pensionet e pleqërisë, të invaliditetit dhe pensionet familjare të qytetit. Nga rritja e çmimit të energjisë elektrike përfitojnë kompensim vetëm një pjesë e pensionistëve. Pensionistët e qytetit përfitojnë kompensim të të ardhurave mujore duke filluar nga vlera 190 lekë deri në vlerën 760 lekë sipas ndarjes në kategori.
Kategoritë
Sigurimet shoqërore përcaktojnë se kush përfiton nga kompensimi i të ardhurave mujore të pensionistëve në masën deri në 500 lekë. Të gjitha pensionet e pleqërisë, të plota, të pjesshme, të reduktuara dhe pensionet familjare të plota e të pjesshme të qytetit përfitojnë kompensim të të ardhurave mujore 500 lekë në muaj. Nga kompensimi i të ardhurave mujore të pensionit në masën deri 760 lekë përfitojnë gjitha pensionet e pleqërisë, të plota, të pjesshme dhe të reduktuara. Këtë masë kompensimi përfitojnë edhe pensionet e invaliditetit të plotë, të reduktuar, të pjesshëm dhe pensionet familjare të plota e të pjesshme të qytetit. Përfitojnë deri në 760 lekë në muaj të gjitha pensionet e pjesshme të pleqërisë, të invaliditetit dhe familjare që përfitojnë një masë pensioni më të vogël se pensioni bazë. Kjo llogaritet si raport i produktit të shumëzimit të pensionit të caktuar me 760 lekë dhe ajo që del pjesëtohet me pensionin bazë. Përfitojnë deri në 760 lekë në muaj të gjitha pensionet e pleqërisë, të invaliditetit dhe ato familjare që e kanë kufirin deri te shuma e pensionit të plotë bazë minimal plus 500 lekë, në zbatim të VKM Nr. 401, datë 21.06.2006 “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensioneve“ plus 760 lekë, e cila llogaritet si diferencë ndërmjet kufirit të mësipërm dhe pensionit të caktuar. Kjo e ardhur është pjesë përbërëse e pensionit dhe përfitohet së bashku me pensionin. Nga kompensimi i të ardhurave mujore të pensioneve të qytetit në masën 195 lekë përfitojnë deri në 190 lekë në muaj të gjitha pensionet e pjesshme të pleqërisë, të invaliditetit dhe familjare që përfitojnë një masë pensioni më të vogël se pensioni bazë. Kjo llogaritet si raport i shumëzimit të pensionit të caktuar me 190 lekë dhe ajo që del pjesëtohet me pensionin bazë.
Pensionet
ISSH-ja përcakton masën e kompensimit të të ardhurave mujore të pensioneve të fshatit. Kompensimi i të ardhurave mujore të pensionistëve që përfitojnë pension pleqërie, invaliditeti dhe familjar fshati, shkon deri në 690 lekë në muaj. Të gjitha pensionet e pleqërisë, të plota dhe të pjesshme; të gjitha pensionet e invaliditetit të plota, të reduktuara dhe të pjesshme; të gjitha pensionet familjare të plota dhe të pjesshme të fshatit. Kompensim për personat në ngarkim të pensionistëve përfitojnë të gjithë pensionistët që marrin pension, që kanë anëtarë të familjes në ngarkim dhe që janë me banim të përhershëm në qytet. Kur kanë në ngarkim fëmijë nën moshën 18 vjeç ose deri në 25 vjeç, kur vazhdojnë shkollën e lartë, kur kanë persona të tjerë në ngarkim dhe nuk janë më në marrëdhënie pune.
Kompensimin nga ndryshimi i çmimit të bukës, vajgurit dhe gazit të lëngshëm, në masën prej 150 lekësh, e përfitojnë pensionet e pleqërisë, të invaliditetit dhe pensionet familjare të qytetit.
A. KOMPENSIMI NGA NDRYSHIMI I ÇMIMIT TË BUKËS, VAJGURIT DHE GAZIT TË LËNGSHËM
1. Kush e përfiton:
a) Kompensimin nga ndryshimi i çmimit të bukës, vajgurit dhe gazit të lëngshëm, në masën prej 150 lekësh, e përfitojnë pensionet e pleqërisë, të invaliditetit dhe pensionet familjare të qytetit.
B. KOMPENSIMI I TË ARDHURAVE MUJORE TË PENSIONISTËVE NË MASËN DERI NË 500 LEKË
1. Kush e përfiton:
a) Të gjitha pensionet e pleqërisë, të plota, të pjesshme, të reduktuara dhe pensionet familjare të plota e të pjesshme të qytetit.
2. Masa e përfitimit:
a) 500 lekë në muaj, për të gjitha pensionet e pjesshme të pleqërisë dhe familjare;
b) 500 lekë në muaj, për të gjitha pensionet e pleqërisë të plota, minimale dhe pensionet e plota familjare minimale;
c) deri në 500 lekë në muaj, për të gjitha pensionet e pleqërisë dhe familjare, që e kanë kufirin deri te shuma e pensionit të plotë bazë minimal plus 500 lekë, e cila llogaritet si diferencë ndërmjet kufirit të mësipërm me pensionin e caktuar brenda këtij kufiri;
d) kjo e ardhur është pjesë përbërëse e pensionit dhe përfitohet së bashku me pensionin.
C. KOMPENSIMI I TË ARDHURAVE MUJORE TË PENSIONEVE TË QYTETIT DERI NË MASËN 760 LEKË
1. Kush e përfiton:
a) Të gjitha pensionet e pleqërisë, të plota, të pjesshme, të reduktuara, pensionet e invaliditetit të plotë, të reduktuar, të pjesshëm dhe pensionet familjare të plota, të pjesshme të qytetit.
2. Masa e përfitimit:
a) Përfitojnë deri në 760 lekë në muaj të gjitha pensionet e pjesshme të pleqërisë, të invaliditetit dhe familjare, që përfitojnë një masë pensioni më të vogël se pensioni bazë. Kjo llogaritet si raport i produktit të shumëzimit të pensionit të caktuar me 760 lekë dhe ajo që del pjesëtohet me pensionin bazë;
b) përfitojnë 760 lekë në muaj të gjitha pensionet e plota minimale të pleqërisë, të invaliditetit dhe familjare;
c) përfitojnë deri në 760 lekë në muaj të gjitha pensionet e pleqërisë, të invaliditetit dhe familjare, që e kanë kufirin deri te shuma e pensionit të plotë bazë minimal plus 500 lekë, në zbatim të VKM Nr. 401, datë 21.06.2006 “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensioneve“ - plus 760 lekë, e cila llogaritet si diferencë ndërmjet kufirit të mësipërm dhe pensionit të caktuar;
d) kjo e ardhur është pjesë përbërëse e pensionit dhe përfitohet së bashku me pensionin.
D. KOMPENSIMI I TË ARDHURAVE MUJORE TË PENSIONEVE TË QYTETIT NË MASËN DERI NË 195 LEKË
1. Kush e përfiton:
a) Të gjitha pensionet e pjesshme të pleqërisë, të invaliditetit dhe pensionet e pjesshme familjare të qytetit;
b) të gjitha pensionet e plota minimale të pleqërisë, invaliditetit dhe familjare të qytetit;
c) të gjitha pensionet e pleqërisë dhe familjare të qytetit, pasi t’iu jenë llogaritur të gjitha kompensimet, sipas VKM Nr. 401, datë 21.06.2006 “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve”, VKM nr. 763, datë 27.12.2006 “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensioneve“.
2. Masa e përfitimit:
a) Përfitojnë deri në 190 lekë në muaj të gjitha pensionet e pjesshme të pleqërisë, të invaliditetit dhe familjare, që përfitojnë një masë pensioni më të vogël se pensioni bazë. Kjo llogaritet si raport i shumëzimit të pensionit të caktuar me 190 lekë dhe kjo që del pjesëtohet me pensionin bazë;
b) përfitojnë 195 lekë në muaj të gjitha pensionet e plota minimale të pleqërisë, të invaliditetit dhe familjare;
c) përfitojnë deri në 190 lekë në muaj të gjitha pensionet e pleqërisë, të invaliditetit dhe familjare, që e kanë kufirin deri te shuma e pensionit të plotë bazë minimal plus 500 lekë nga VKM Nr. 401, datë 21.06.2006 “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve”, VKM Nr. 763, datë 27.12.2006 “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensioneve“, dhe nga shuma e mësipërme e llogaritur zbritet pensioni i caktuar brenda këtyre kufijve.
d) kjo e ardhur është pjesë përbërëse e pensionit dhe përfitohet së bashku me pensionin.
E. KOMPENSIMI I TË ARDHURAVE MUJORE TË PENSIONEVE TË QYTETIT NË MASËN DERI NË 200 LEKË
1. Kush e përfiton:
a) Të gjitha pensionet e pjesshme të pleqërisë, të invaliditetit dhe pensionet e pjesshme familjare të qytetit;
b) të gjitha pensionet e plota minimale të pleqërisë, invaliditetit dhe familjare të qytetit;
c) të gjitha pensionet e pleqërisë dhe familjare të qytetit, pasi t’u jenë llogaritur të gjitha kompensimet sipas VKM Nr. 138, datë 31.03.1994 “Për kompensimin e shpenzimeve nga ndryshimi i çmimit të energjisë elektrike dhe lëndëve djegëse”, VKM Nr. 471, datë 15.07.1996 “Për kompensimin nga ndryshimi i çmimit të bukës, vajgurit dhe gazit të lëngshëm”, VKM Nr. 401, datë 21.06.2006 “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve”, VKM Nr. 763, datë 27.12.2006 “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensioneve“, që nuk kalojnë kufirin e të ardhurave, sipas pikës c të VKM Nr. 415, datë 30.04.2009 “Për rritjen e pensioneve“.
2. Masa e përfitimit:
a) Deri në 200 lekë në muaj, të gjitha pensionet e pjesshme të pleqërisë, të invaliditetit dhe familjare, që përfitojnë një masë pensioni më të vogël se pensioni bazë. Kjo llogaritet si raport i produktit të shumëzimit të pensionit të caktuar në momentin e lindjes së të drejtës me 200 lekë dhe kjo që del pjesëtohet me pensionin bazë të vitit të lindjes së të drejtës;
b) 195 lekë në muaj të gjitha pensionet e plota minimale të pleqërisë të invaliditetit dhe familjare;
c) deri në 200 lekë në muaj, për të gjitha pensionet e pleqërisë, invaliditetit dhe familjare, që e kanë kufirin deri tek shuma e pensionit të plotë bazë minimal plus 500 lekë nga VKM Nr. 401, datë 21.06.2006 “Përfitojnë deri në 760 lekë në muaj, të gjitha pensionet e pjesshme të pleqërisë, të invaliditetit dhe familjare, që përfitojnë një masë pensioni më të vogël se pensioni bazë. Kjo llogaritet si raport i produktit të shumëzimit të pensionit të caktuar me 760 lekë dhe ajo që del pjesëtohet me pensionin bazë. ”Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensioneve“, plus 760 lekë nga VKM Nr. 763, datë 27.12.2006 “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensioneve“, plus 190 lekë kompensim nga VKM Nr. 415, datë 30.04.2009 “Për rritjen e pensioneve“, plus 200 lekë kompensim nga VKM Nr. 716, datë 18.06.2010 “Për rritjen e pensioneve”. Nga kjo shumë zbritet masa e pensionit të përfituar në momentin e lindjes së të drejtës;
d) kjo e ardhur është pjesë përbërëse e pensionit dhe përfitohet së bashku me pensionin.
F. KOMPENSIM PËR PERSONAT NË NGARKIM TË PENSIONISTËVE
Ky kompensim jepet për personat në ngarkim që ka përfituesi i pensionit të pleqërisë, invaliditetit dhe familjar.
1. Kush e përfiton:
a) E përfitojnë të gjithë pensionistët që marrin pension, që kanë anëtarë të familjes në ngarkim dhe që janë me banim të përhershëm në qytet;
- kur kanë në ngarkim fëmijë nën moshën 18 vjeç ose deri në 25 vjeç, kur vazhdojnë shkollën e lartë;
- kur kanë persona të tjerë në ngarkim dhe nuk janë më në marrëdhënie pune.
2. Masa e përfitimit:
a) 414 lekë në muaj për çdo person të familjes në ngarkim kur:
- fëmijët janë nën moshën 18 vjeç ose deri në 25 vjeç, kur vazhdojnë shkollën;
- nipat, mbesat, kur nuk i kanë prindërit, bashkëjetojnë me pensionistin dhe janë nën moshën 18 vjeç, ose deri në 25 vjeç kur vazhdojnë shkollën.
b) 207 lekë në muaj, kur një nga prindërit është në marrëdhënie pune, ose në pension.
3. Nuk e përfitojnë:
a) Pensionistët që realizojnë të ardhura nga veprimtaria ekonomike si të punësuar, punëdhënës, të vetëpunësuar, ose kanë tokë në pronësi.
G. KOMPENSIMI PËR MBROJTJEN E SHTRESAVE NË NEVOJË NGA RRITJA E ÇMIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE
Ky kompensim përfitohet nga një pjesë e pensionistëve.
1. Kush e përfiton:
a) Kryefamiljarët që përfitojnë pension invaliditeti shtetëror dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar në sektorin publik ose të vetëpunësuar në sektorin privat;
b) kryefamiljarët që përfitojnë pension pleqërie shtetëror dhe jetojnë të vetëm ose kanë fëmijë në ngarkim, të cilët janë pa të ardhura.
4. Masa e përfitimit:
a) 500 lekë në muaj. Ky shpërblim tërhiqet në postën paguese. Ai jepet me listë-pagesë deri më datë 31.12.2009;
b) 400 lekë në muaj, nga data 01.01.2010, dhe tërhiqet në postën paguese. Shpërblimi jepet me listë-pagesë.
H. KOMPENSIMI I TË ARDHURAVE MUJORE TË PENSIONEVE TË FSHATIT
Kompensimi i të ardhurave mujore të pensionistëve që përfitojnë pension pleqërie, invaliditeti dhe familjar fshati, deri në 690 lekë në muaj.
1. Kush e përfiton:
a) Të gjitha pensionet e pleqërisë, të plota dhe të pjesshme;
b) të gjitha pensionet e invaliditetit të plota, të reduktuara dhe të pjesshme;
c) të gjitha pensionet familjare të plota dhe të pjesshme të fshatit.
2. Masa e përfitimit:
a) Deri në 690 lekë në muaj, të gjitha pensionet e pjesshme të pleqërisë, të invaliditetit dhe familjar, që përfitojnë një masë pensioni më të vogël se pensioni bazë. Kjo llogaritet si raport i produktit të shumëzimit të pensionit të caktuar me 690 lekë dhe prodhimi që del, pjesëtohet me pensionin bazë të miratuar;
b) 690 lekë në muaj, të gjitha pensionet e plota minimale të pleqërisë, të invaliditetit dhe familjare;
c) deri në 690 lekë në muaj, për të gjitha pensionet e pleqërisë, të invaliditetit dhe familjar, që e kanë kufirin deri tek shuma e pensionit të plotë bazë minimal plus 690 lekë, dhe nga kjo shumë zbresim pensionin e caktuar brenda këtij kufiri;
d) kjo e ardhur është pjesë përbërëse e pensionit dhe përfitohet së bashku me pensionin.
Pensionet: Baza ligjore dhe dokumentet për të përfituar kompensim
ISSH përcakton bazën ligjore për kompensimin e të ardhurave mujore për pensionet e qytetit dhe fshatit
Lista e dokumenteve që pensionistët duhet të plotësojnë për të përfituar masën e kompensimit
Pensionistët duhet të plotësojnë kushtet e përcaktuara nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore për të përfituar kompensimin e të ardhurave mujore të pensioneve të qytetit dhe fshatit. Për të përfituar këtë kompensim duhet të plotësohet së pari baza ligjore, e cila përcaktohet nga ISSH-ja dhe dokumentacioni i plotë i kërkuar. Baza ligjore që duhet plotësuar për të përfituar kompensimin nga ndryshimi i çmimit të bukës, vajgurit, gazit të lëngshëm parashikohet nga Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 471, datë 15.07.1996 “Për kompensimin nga ndryshimi i çmimit të bukës, vajgurit dhe gazit të lëngshëm” dhe Udhëzimi Nr. 5, i ISSH-së, datë 17.07.1996 “Për zbatimin e VKM Nr. 471, datë 15.07.1996 “Për kompensimin nga ndryshimi i çmimit të bukës, vajgurit dhe gazit të lëngshëm” përcaktojnë se kush janë kategoritë përfituese.
Pensionet
Kompensimi i të ardhurave mujore të pensionistëve në masën deri në 500 lekë bëhet duke iu referuar bazës ligjore që në këtë rast është VKM Nr. 401, datë 21.06.2006 “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve” dhe Udhëzimi Nr. 3, i ISSH-së, datë 07.11.2006 “Për zbatimin e VKM nr. 401, datë 21.06.2006 “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve”. Baza ligjore për të përfituar kompensimin e të ardhurave mujore të pensioneve të qytetit deri në masën 760 lekë është Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 763, datë 27.12.2006 “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensioneve“, si dhe Udhëzimi Nr. 5, datë 30.11.2006 ”Për zbatimin e VKM Nr. 763, datë 27.12.2006 “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensioneve”. Kompensimi i të ardhurave mujore të pensioneve të qytetit në masën 195 lekë bëhet duke iu përmbajtur bazës ligjore VKM Nr. 415, datë 30.04.2009 “Për rritjen e pensioneve“ dhe Udhëzimit Nr. 1, i ISSH-së, datë 30.04.2009 ”Për zbatimin e VKM nr. 415, datë 30.04.2009 “Për rritjen e pensioneve“. Për të përfituar kompensim të të ardhurave mujore të pensioneve deri në 200 lekë duhet plotësuar kjo bazë ligjore: VKM Nr. 716, datë 18.06.2010 “Për rritjen e pensioneve“ dhe Udhëzimi Nr. 92, datë 20.06.2010 ”Për zbatimin e VKM Nr. 716, datë 18.06.2010 “Për rritjen e pensioneve“. Baza ligjore për të përfituar kompensim për personat në ngarkim të pensionistëve është VKM Nr. 703, datë 24.07.1992 “Për sistemimin e skemës së kompensimit të shpenzimeve nga rritja e çmimit të bukës dhe të disa artikujve ushqimorë”, i ndryshuar si dhe Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 274, datë 12.06.1993 “Për kompensimin për frymë të shpenzimeve, nga rritja e çmimit të bukës si dhe VKM Nr. 310, datë 24.07.1992 “Për kompensimin për frymë të shpenzimeve nga rritja e çmimit të disa artikujve ushqimorë (ndryshuar me VKM Nr. 351, datë 10.08.1992 dhe VKM Nr. 490, datë 23.11.1992. Udhëzimi Nr. 49, në zbatim të VKM Nr. 703, datë 24.07.1992 “Për sistemimin e skemës së kompensimit të shpenzimeve nga rritja e çmimit të bukës dhe të disa artikujve ushqimorë“, të ndryshuar. Baza ligjore për kompensimin e të ardhurave mujoreve të pensioneve të fshatit është VKM Nr. 17, datë 20.01.2007 “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve të fshatit” dhe Udhëzimi Nr. 1 i ISSH-së, datë 20.01.2007 “Për zbatimin e VKM Nr. 17, datë 20.01.2007 “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve të fshatit”.
Dokumentet
Dokumentet që duhen plotësuar për të përfituar kompensim për personat në ngarkim të pensionistit. Dokumentacioni që kërkohet është: një fotokopje e letërnjoftimit elektronik për personat përfitues dhe një certifikatë familjare. Personi i interesuar duhet të marrë vërtetim nga shkolla, vërtetim nga zyra e tatimeve, taksave dhe nga bashkitë dhe komunat, për mospasje të aktivitetit. Dokumente të tjera që duhen plotësuar janë: vërtetim nga zyra e punës, si punëkërkues, për personat që janë në ngarkim dhe nuk janë në marrëdhënie pune dhe një deklaratë personale. ISSH përcakton dokumentet që duhen plotësuar për kategorinë që përfiton nga kompensimi për mbrojtjen e shtresave në nevojë nga rritja e çmimit të energjisë elektrike. Për të përfituar këtë kompensim duhet të dorëzohen këto dokumente: deklaratë personale që ndodhet pranë agjencive lokale të Sigurimeve Shoqërore, fotokopje e kontratës të energjisë elektrike lidhur midis OSSH-së dhe personit, një certifikatë familjare dhe për fëmijët mbi moshën 18 deri në 25 vjeç vërtetim që vazhdojnë shkollën.
I. KOMPENSIMI NGA NDRYSHIMI I ÇMIMIT TË BUKËS, VAJGURIT DHE GAZIT TË LËNGSHËM
2. Baza ligjore:
a) VKM Nr. 471, datë 15.07.1996 “Për kompensimin nga ndryshimi i çmimit të bukës, vajgurit dhe gazit të lëngshëm”;
b) Udhëzim Nr. 5, i ISSH-së, datë 17.07.1996 “Për zbatimin e VKM Nr. 471, datë 15.07.1996 “Për kompensimin nga ndryshimi i çmimit të bukës, vajgurit dhe gazit të lëngshëm”.
J. KOMPENSIMI I TË ARDHURAVE MUJORE TË PENSIONISTËVE NË MASËN DERI NË 500 LEKË
3. Baza ligjore:
a) VKM Nr. 401, datë 21.06.2006 “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve”;
b) Udhëzimi Nr. 3 i ISSH-së, datë 07.11.2006 “Për zbatimin e VKM Nr. 401, datë 21.06.2006 “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve”.
K. KOMPENSIMI I TË ARDHURAVE MUJORE TË PENSIONEVE TË QYTETIT DERI NË MASËN 760 LEKË
3. Baza Ligjore:
a) VKM Nr. 763, datë 27.12.2006 “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensioneve“;
b) Udhëzimi Nr. 5, datë 30.11.2006 ”Për zbatimin e VKM Nr. 763, datë 27.12.2006 “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensioneve”.
L. KOMPENSIMI I TË ARDHURAVE MUJORE TË PENSIONEVE TË QYTETIT NË MASËN DERI NË 195 LEKË
3. Baza ligjore:
a) VKM Nr. 415, datë 30.04.2009 “Për rritjen e pensioneve“;
b) Udhëzimi Nr. 1, i ISSH-së, datë 30.04.2009 ”Për zbatimin e VKM nr. 415, datë 30.04.2009 “Për rritjen e pensioneve“.
M. KOMPENSIMI I TË ARDHURAVE MUJORE TË PENSIONEVE TË QYTETIT NË MASËN DERI NË 200 LEKË
Ky kompensim jepet për personat në ngarkim që ka përfituesi i pensionit të pleqërisë, invaliditetit dhe familjar.
3. Baza ligjore:
a) VKM Nr. 716, datë 18.06.2010 “Për rritjen e pensioneve“;
b) Udhëzimi Nr. 92, datë 20.06.2010 ”Për zbatimin e VKM Nr. 716, datë 18.06.2010 “Për rritjen e pensioneve“.
N. KOMPENSIM PËR PERSONAT NË NGARKIM TË PENSIONISTËVE
Ky kompensim jepet për personat në ngarkim që ka përfituesi i pensionit të pleqërisë, invaliditetit dhe familjar.
4. Baza ligjore:
a) VKM Nr. 703, datë 24.07.1992 “Për sistemimin e skemës së kompensimit të shpenzimeve nga rritja e çmimit të bukës dhe të disa artikujve ushqimorë”, i ndryshuar;
b) VKM Nr. 274, datë 12.06.1993 “Për kompensimin për frymë të shpenzimeve, nga rritja e çmimit të bukës;
c) VKM Nr. 310, datë 24.07.1992 “Për kompensimin për frymë të shpenzimeve nga rritja e çmimit të disa artikujve ushqimorë (ndryshuar me VKM Nr. 351, datë 10.08.1992 dhe VKM Nr. 490, datë 23.11.1992;
d) Udhëzimi Nr. 49, në zbatim të VKM Nr. 703, datë 24.07.1992 “Për sistemimin e skemës së kompensimit të shpenzimeve nga rritja e çmimit të bukës dhe të disa artikujve ushqimorë“, të ndryshuar.
5. Dokumentacioni që kërkohet:
a) Fotokopje e letërnjoftimit elektronik për personat përfitues;
b) certifikatë familjare;
c) vërtetim nga shkolla;
d) vërtetim nga zyra e tatimeve, taksave dhe nga bashkitë dhe komunat, për mospasje të aktivitetit;
e) vërtetim nga zyra e punës, si punëkërkues, për personat që janë në ngarkim dhe nuk janë në marrëdhënie pune;
f) deklaratë personale.
O. KOMPENSIMI PËR MBROJTJEN E SHTRESAVE NË NEVOJË NGA RRITJA E ÇMIMIT TË ENERGJISË ELEKTRIKE
Ky kompensim përfitohet nga një pjesë e pensionistëve.
2. Baza ligjore:
a) VKM Nr. 565, datë 09.08.2006 “Për mbrojtjen e shtresave në nevojë nga rritja e çmimit të energjisë elektrike“;
b) VKM Nr. datë 07.06.2010 “Për një ndryshim në VKM Nr. 565, datë 09.08.2007 “Për mbrojtjen e shtresave në nevojë nga rritja e çmimit të energjisë elektrike“;
c) Udhëzimi Nr. 10 i ISSH-së, datë 26.09.2006 “Për zbatimin e VKM Nr. 565, datë 09.08.2006 “Për mbrojtjen e shtresave në nevojë nga rritja e çmimit të energjisë elektrike”.
3. Dokumentacioni që kërkohet:
a) Deklaratë personale që ndodhet pranë agjencive lokale të Sigurimeve Shoqërore;
b) fotokopje e kontratës të energjisë elektrike, lidhur midis OSSH-së dhe personit;
c) certifikatë familjare;
d) për fëmijët mbi moshën 18 deri në 25 vjeç, vërtetim që vazhdojnë shkollën.
P. KOMPENSIMI I TË ARDHURAVE MUJORE TË PENSIONEVE TË FSHATIT
Kompensimi i të ardhurave mujore të pensionistëve që përfitojnë pension pleqërie, invaliditeti dhe familjar fshati, deri në 690 lekë në muaj.
3. Baza ligjore:
a) VKM Nr. 17, datë 20.01.2007 “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve të fshatit”;
b) Udhëzim Nr. 1 i ISSH-së, datë 20.01.2007 “Për zbatimin e VKM Nr. 17, datë 20.01.2007 “Për kompensimin e të ardhurave mujore të pensionistëve të fshatit”.
24 Gusht 2010