E Diel, 1 Nëntor 2026

Mariah Keri, shfaqet shtatzënë gjatë koncertit live



Fillimisht ishin thjesht zëra, por tani nuk mund të fshihet më. Mariah Keri ka treguar barkun e saj të rrumbullakosur gjatë një koncerit live në Brazil, ku mblodhi plot 55 mijë fansa. Këngëtarja, për të festuar këtë ngjarje të bukur do të jetës së saj do të publikojë në muajin nëntor diskun e ri pas suksesit të “Merry Christmas” në vitin 1994. Sipas të dhënave të para disku do të përfshijë gjashtë këngë dhe një version remiks të këngës “Merry Christmas”: "All I Want For Christmas Is You". Ky disk u publikua më 1 nëntor të vitit 1994 dhe ka shitur rreth 12 milionë kopje në të gjithë botën, duke u kthyer kështu në diskun më të preferuar të asaj periudhe. Fansat nuk e kanë braktisur kurrë dhe nuk do ta bëjnë as tani, kur nuk është më aq seksi dhe elegante si më parë, vetëm se me padurim presin ardhjen në jetë të vogëlushit të saj.

24 Gusht 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›