Ashton lavdëron Thaçin

Shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton, gjatë një takimi të premten në New York ka përgëzuar kryeministrin Hashim Thaçi për lidershipin e tij në krye të Qeverisë së Kosovës, si dhe përkushtimin dhe punën e mirë në sundimin e rendit dhe ligjit në tërë territorin e Kosovës.
"Ashton me këtë rast ka rikonfirmuar se Kosova ka perspektivë të sigurt evropiane", thuhet ne nje komunikate te Zyres se Kryeministrit.
Nga ana e tij, kryeministri Thaçi shprehu angazhimin e Ekzekutivit vendor për dialogun teknik mes Kosovës dhe Serbisë, i cili po zhvillohet në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian (BE).
Thaçi ka thënë se Qeveria që ai drejton është e gatshme të vazhdojë me forcimin e qeverisjes së mirë, reformat substanciale në politikë, ekonomi dhe legjislacion, fuqizimin e rendit dhe ligjit, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, në funksion të përmbushjes së plotë të agjendës evropiane të Kosovës.
Gjatë ditës kryeministri Thaçi ka marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Ballkanit në New York, ku ka folur për zhvillimet në Kosovë dhe të arriturat e shtetit më të ri evropian.
A