Sherri, i dënuari keqtrajton policin
Një i dënuar ka goditur me grusht një polic të togës së shoqërimit në Drejtorinë e Burgjeve. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, ndërkohë që policia ka nisur procedim në gjendje të lirë për të akuzuarin. Sipas policisë, dy ditë më parë, ka bërë kallëzim punonjësi i policisë së togës së shoqërimit, Julian N., 27 vjeç. Sipas tij, gjatë drekës, te Gjykata e Faktit Tiranë, duke qenë me shërbim, është goditur dhe fyer për shkak të detyrës, nga Fatmir H., 37 vjeç, i cili ka qenë i dënuar më parë mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake. Sipas policisë, konflikti ka lindur për një të afërm të autorit. Policia tha se, më të marrë këtë denoncim, ka shoqëruar të dyshuarin, i cili do të ndiqet penalisht në gjendje të lirë.