Vjedhja e kazinosë, zbulohet një autor
Identifikohet një nga autorët e grabitjes me armë dhe maska në Kavajë. Policia tha se për këtë ngjarje ka shpallur në kërkim Marko Kumarakun. Sipas policisë, bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë, ku rreth orës 04:00 të datës 28 shtator, në lagjen nr. 2 Kavajë, në krah të autostradës, tre persona kanë vjedhur me armë një kazino. Nën kërcënimin e armëve, ata i kanë marrë shumën prej 75 mijë lekësh kamerierit të lokalit Erjon H., dhe më pas çelësat e mjetit të tij tip "Mercedez-Benz C klas", me targa TR9732F, të cilin e kanë braktisur në Lushnjë. Sipas policisë, nga hetimet rezultoi se autor i kësaj ngjarjeje është Marko Kumaraku, i cili banon në Urën-Vajgurore.