Tiranë, gjimnazisti kërcënon mësuesen
Një gjimnazist në Tiranë ka kërcënuar mësuesen me vdekje, pasi ajo i kishte vënë katër në mësim. Ngjarja ka ndodhur në shkollën "Sinan Tafaj", dje në mesditë, ndërkohë që disa orë më vonë, e kërcënuara është paraqitur në polici dhe ka denoncuar. Burimet policore thanë se rreth orës 18:30, ka bërë kallëzim Jonela G., 28 vjeçe, mësuese në këtë shkollë. Sipas saj, në orën 14:45, te "Sinan Tafaj", është kanosur për jetën, për shkak të detyrës, nga nxënësi i shkollës Ledion M., 17 vjeç. Policia tha se ai do të ndiqet penalisht në gjendje të lirë për akuzën e kanosjes për shkak të detyrës.