E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, burri rreh familjen e gruas

Lëshohet urdhri i mbrojtjes për një familje në Tiranë, e cila është keqtrajtuar nga ish-dhëndri. Burimet policore thanë se mëngjesin e djeshëm, Albana G., 27 vjeçe, iu plotësua kërkesëpadia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes "për dhunën në familje". Sipas policisë, ky urdhër u lëshua pasi ish-bashkëshorti i saj Naim G., i divorcuar, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Por, ai ka ushtruar dhunë edhe ndaj djalit të bogël, vjehrrës dhe vjehrrit. Sipas të dhënave nga policia, sherri ka lindur për kujdestarinë e djalit. Pas këtij konflikti, 27-vjeçarja ka denoncuar në polici, ndërkohë që uniformat blu kanë paralajmëruar agresorin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›