E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherri me armë Noizy- Stresi, pranga vëllezërve

Dy të arrestuarit, akuzohen se plagosën me armë të ftohtë Denis Dollapjan në fund të muajit prill


Vëlezërit u shpallën në kërkim për ngjarjen, ndërsa në shenjë hakmarrjeje, grupi rival tentoi të vriste Noyzin


TIRANË- Pas sherreve të vazhdueshme dhe pas përplasjeve me armë midis dy grupeve muzikore, policia arreston dy vëllezër, pjesëtar të grupit muzikor OTR, të drejtuar nga Rigels Rajku, i njohur me emrin e tij të artit Noizy, të dyshuar për plagosjen e Denis Dollapajt.


Bexhet dhe Rigers Kruda, 20 dhe 21 vjeç, me banim në Tiranë, u arrestuan dje nga Policia e kryeqytetit, me akuzën e vrasjes me dashje e mbetur në tentative. Arrestimi i dy vëllezërve u konfirmua dje nga burime zyrtare të Policisë së Tiranës, ku thuhet se këta të fundit dyshohet se kanë plagosur me thikë, Denis Dollapin, ngjarje e ndodhur në me 28 prill të këtij viti në Tiranë.


Në sherrin e parë më armë, ku u plagos 19 vjeçari Dollapi u përfshinë fansat e dy grupeve muzikore, OTR, drejtuar nga Rigels Rajku ose Noizy dhe grupit TBA, drejtuar nga Arkimed Lusha, i njohur si "Stresi". Arrestimi u krye mbrëmjen e të hënës, nga policia e kryeqytetit, ndërsa ndaj tyre gjyjkata kishte nxjerrë një urdhër arresti, me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë në bashkëpunim.


Viktima Denis Dollapi, u plagos në një lokal pranë rrugës së Barrikadave, jo shumë larg shkollës së mesme "Sami Frashëri"Sipas policisë Tiranës, të rinjtë janë konfliktuar me fjalë para se të përdornin thikën, fillimisht pranë shkollës së mesme, duke qenë se prej kohësh janë në rivalitet me njëri- tjetrin ndërsa nuk kanë munguar as fyerjet dhe kërcënimet në internet dhe në "Facebook" mes palëve.


Në këngët e tyre shihen qartë tekstet që flasin për grupin rival, madje në një emsion televiziv një pjestarët e grupit TBA, kërcënoi Rigels Rajkun. pas përplasjes pranë shkollës, sherri u spostuar disa metra më larg, në rrugën "Bardhok Biba", ku edhe ndodhi plagosje Denis Dollapit. Në konfliktin mes fansave të grupeve muzikore mbeti i plagosur dhe një person tjetër. Pas përplasjes policia identifikoi të dyshuarit e ngjarjes, të cilët u shpallën në kërkim.


Vëllëzerit Kruda u a rrestuan gjatë operacionit policor të koduar "OTR", dhe të dy njihen si anëtar të grupit muzikor të drejtuar nga Noizy. Ata dyshohen si autorë të plagosjes së
Denis Dollapajt, 19 vjeç Dritan.


Vitrinës, 15 vjeç. Në ngarkim të tyre, policia dhe prokuroria kanë mbledhur prova dhe dëshmi të ndryshme që hedhin dritë mbi vrasjen e mbetur në tentativë ndaj Dollapaat dhe Vitrinës.


Kulmi i konflikti, përplasja me armë përpara festivalit


Fansat e dy grupeve kohët e fundit kanë pasur disa përplasje, ky në muajin prill, nisin sherret që përfundojnë me të plagosur. Kulmi i konflikteve ka qenë përplasja me armë në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", përballë pallatit të Kongreseve në fund të muajit maj të këtij viti.


Dy drejtuesit e grupeve, Rigels Rajku, "Noyzi" i OTR dhe Arkimed Lushaj, "Stresi" i TBA, si dhe fansat e tyre u konfliktuan me armë më 23 maj të këtij viti në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", para se të fillonte një spektakël i organizuar nga një televizion privat. Gjatë ngjarjes, nuk pati persona të plagosur, por përplasja soli panik mes banorëve, nga përdorimi i armës, pranë selisë së Presidencës dhe disa institucioneve të tjera.


Policia mundi të arrestonte në flagrancë njërin prej të dyshuarve të ngjarjes, Jetnis Dollapajn, 24 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se qëlloi me armë. Ndërkaq, dy drejtuesit e grupeve, Rigels Rajku, ose "Noyzi" dhe Arkimed Lushaj, ose "Stresi", kanë pohuar në polici pas ngjarjes tek pallati i Kongreseve se janë pajtuar, duke sheshuar mosmarrëveshjet midis tyre.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›