E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barroso: Përpjekjet e qeverisë greke, të mrekullueshme

Presidenti i Komisionit Evropian Hoze Manuel Barroso u takua me kryeministrin grek Jorgo Papandreu në Bruksel për bisedime mbi ekonominë e dobët greke. Barroso deklaroi se se situata ekonomike në Greqi është shumë më e qetë gjatë javëve të fundit si rrjedhojë e asaj që ai e quajti përpjekje të mrekullueshme të qeverisë greke.

Ai shtoi se Greqia është në rrugën e duhur për të arritur objektivin e saj për të reduktuar defiçitin me katër përqind këtë vit. Ai tha se nuk mund të ketë krijim të vendeve të reja të punës apo mirëqënie sociale në se borxhi vazhdon të dalë jashtë kontrollit e se përpjekjet për të shkurtuar defiçitin nuk janë të nevojshme për Bashkimin Evropian por për popullin grek, për pensionet, shkollat dhe spitalet e tyre.

Nga ana tjetër Kryeministri Papandreu përjashtoi mundësinë që Greqia të largohet nga zona euro e deklaroi se shteti i tij preferon një zgjidhje evropiane të problemeve por në të kundërt nuk ka përjashton mundësinë e kërkesës për ndihmë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Ai tha se Greqia e detyruar të marrë hua nga tregjet ndërkombëtare me interesa shumë të larta është një çështje morale, veçanërisht kur qytetarët grekë duhet të shkurtojnë pagat.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›