E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherri në Kuvend, Arvizu: Palët të ndërtojnë besimin

Vetëm një ditë pas hendekut të krijuar mes mazhorancës dhe opozitës ka ardhur reagimi i ambasadorit amerikan Aleksandër Arvizu i cili ka përcjellë një mesazh të qartë për politikën shqiptare.
 

Mungesa e besimit mes palëve sipas ambasadorit të SHBA-së, është dëmi më i madh për vendin tonë ndërkohë që u ka kujtuar palëve që të gjejnë rrugët e bashkëpunimit se kur duan arrijnë të bëjnë këtë.
 

“Mendova që mënyra se si u mbulua pozicioni vakant që kishte lënë zonja Seseri ishte më e mirë se sa mënyra se si u mbulua pozicioni bosh për Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Ajo që dua të them është se ka një boshllëk sa i takon të besuarit mes dy palëve politike. Kjo gjë është përgjegjësi për sa i përket krizës ekonomike që po zhvillohet. Në fakt kjo ndikon në mënyrë të drejtëpërdrejtë në paaftësinë e Shqipërisë për të marrë statusin kandidat për në Bashkimin Evropian. Palët janë të afta të bëjnë marrëveshje që të arrijnë në marrëveshje. Politika duhet ta pranojë mbështetjen e ndërkombëtarëve, si ODIHR-i, Komisoni i Venecias, ndoshta si një mënyrë të vogël se do të mund të vazhdojnë të ndërtojnë besimin mes palëve” ka theksuar Arvizu.

Ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu gjatë vizitës në Elbasan u takua me kryetarin e bashkisë Qazim Sejdini dhe familjet që kanë strehuar vullnetarët e “Korpusit të paqes” në këtë qark.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›