E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançester, barazimi zhgënjen Fergusonin

"Djajtë" kanë marrë vetëm një pikë nga ndeshja me Evertonin. Ndërsa Hulli arrin Çelsin dhe Liverpulin në krye

Mançester Junajtedi e humbi shansin t'u afrohej kryesuesve të Premier Ligës angleze, pasi loja e dobët që tregoi në pjesën e dytë i kushtoi dy pikë në ndeshjen kundër Evertonit dje, e cila mbaroi me rezultatin 1 - 1. Mesfushori Darren Fleçer i kaloi kampionët në epërsi në minutën e 22 të dhe skuadra e "Old Traffordit" shkoi në dhomat e zhveshjes në avantazh. Në pjesën e dytë, Evertoni arrin të barazojë, falë golit të Maruan Felainit. Pas këtij rezultati, Mançesteri mbetet pesë pikë pas kryesuesve të Çelsit dhe të Liverpulit, të cilët luajnë sot ndeshjen kryesore të javës, në stadiumin "Stamford Bridge" të londinezëve. Në ndeshjen tjetër të luajtur dje, Sandërlendi mposhti Njukasëllin në "Stadium of Light", falë golit të Kieran Riçardsonit në minutën e 75 të. Kjo ishte fitorja e parë e Sandërlendit ndaj rivalëve të Njukasëllit në 28 vitet e fundit. Fundi i ndeshjes u karakterizua nga ngacmime mes tifozërive rivale dhe u desh ndërhyrja e policisë që gjendja të vihej nën kontroll. Trajneri i Mançester Junajtedit, Aleks Ferguson, pati kritika për lojën që zhvilloi skuadra e tij në pjesën e dytë, duke shtuar këtu edhe një akuzë ndaj arbitrit Alan Uili, i cili, sipas Fergusonit, nuk i kishte mbrojtur lojtarët e Mançesterit nga ndërhyrjet e ashpra. "Nuk luajtëm mirë në pjesën e dytë. Ata luajtën më mirë dhe ne nisëm të humbnim shumë topa," - u shpreh Ferguson pas ndeshjes. Sulmuesi i Mançesterit, Uejn Runi, i cili shpresonte të shënonte golin e tij të 100 të me këtë klub, pikërisht në ndeshjen kundër ish ekipit të tij, u ndëshkua me karton të verdhë dhe më pas u zëvendësua, pasi ngjalli zemërimin e tifozëve vendas, për shkak se puthi stemën e Mançesterit në fanellën e tij, pikërisht para tifozëve vendas. "Arbitri e ndëshkoi për asgjë dhe pastaj tifozët e Evertonit po e nxitnin atë, - u shpreh Fergusoni, duke shtuar, - nuk besoj se ai i mbrojti lojtarët tanë. Dikush mund të dëmtohet rëndë ndonjë ditë." Pjesa e parë u takoi plotësisht miqve, teksa Rajën Gigs dhe Kristiano Ronaldo ishin kërcënim konstant për portën e Evertonit. Ishte pikërisht një pas i Gigsit që solli golin e Fleçërit për Mançesterin. Ish portieri i Mançesterit, Tim Hauard, ishte shpëtimtari i ndeshjes me pritjet e gjuajtjeve të Ronaldos, Nemanja Vidiçit dhe Gigsit, të pasuar edhe nga rasti i Runit, pak para mbarimit të pjesës së parë. Evertoni barazoi papritur në minutën e 63 të, kur Felaini shfaqi një forcë të jashtëzakonshme, duke shënuar me kokë pas krosit të ish lojtarit të Mançesterit, Fil Nevil. Junajtedi mund të ishte ndëshkuar pas gabimit të mbrojtësit Rio Ferdinand, por Ajegbeni Jakubu nuk arriti ta mposhtte Van der Sarin. Ndërkohë, Hulli, i ardhur nga kategoria e dytë, ka fituar 3-0 në fushën e Uest Bromuiçit dhe kryeson Premier Ligën me një pikë avanazh ndaj Çelsit dhe Liverpulit, që do të ndeshen në "Stemford Bridxh".

Premier Ligë, java e nëntë

Dje

Everton - Mançester U1-1

Felani 63' / Fletçer 22'

Sandërlend - Njukasëll 2-1

Size 20', Riçardson 75' / Ameobi 30'

Uest Bromuiç - Hull 0-3

Zajate 47', Xhovani 62', King 66'

Blekbërn - Midëllsbrou 1-1

MekKarti 90' / Alvesh 74'

Sot

(14:30) Çelsi - Liverpul

(16:00) Mançester Siti - Stoke

(16:00) Totenhem - Bolton

(16:00) Uigan - Aston Vila

(17:00) Uest Hem - Arsenal

(18:00) Portsmuth - Fulhem

Renditja

1.Çelsi 62019 320

2.Liverpul 62013 620

3.Hull 62114 1120

4.Arsenal 51216 616

5.Man.Utd 43113 515

6.Aston Vila 42212 1014

7.Portsmuth 4139 1313

8.Uest Hem 40414 1412

9.Blekbërn 3339 1512

10.Man.Siti 31420 1410

11.Uest Brom 3157 1410

12.Sundërlend 3339 1010

13.Midëllsbrou 3158 1510

14.Everton 23413 199

15.Uigan 22411 98

16.Bolton 2248-108

17.Fulhem 2145 77

18.Stoke 21510 157

19.Njukasëll 13510 176

20.Totenhem 0265 122

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›