Sherri për balerinat, vritet 26-vjeçari
Shkëmbim zjarri në rrugë, një i vdekur dhe dy të arrestuar. Sherri për ngacmimin e dy balerinave të një lokali nate në Durrës ka përfunduar me vrasjen e një të riu, ndërsa policia ndaloi autorin e krimit, pronarin e lokalit, si dhe nipin e tij. Shtatë plagë të marra nga plumbat e lëshuara drejt tij i kanë dhënë fund jetës së 26-vjeçarit Emiljan Sula, të mërkurën, në orët e para të ditës. Ngjarja ndodhi në një lokal nate të qytetit bregdetar, që ndodhet vetëm pak metra larg godinës së Gjykatës dhe Prokurorisë së rrethit. Viktima është nga Lushnja dhe me banim në zonën e Plazhit të Durrësit. Policia dhe prokuroria e kanë zbardhur ngjarjen brenda një kohe të shkurtër, duke çuar në pranga pronarin e lokalit, 45-vjeçarin Fundim Dedja, i cili e ka marrë përsipër vrasjen. Në sherr janë përfshirë disa persona, mes të cilëve dhe dy nipërit e pronarit të lokalit, të cilët janë të punësuar në sigurimin e buzukut. Sherri ka nisur pasi viktima, që ka qenë i shoqëruar me dy-tre persona të tjerë, ka ngacmuar balerinat e lokalit të mbushur me njerëz, që argëtoheshin gjatë natës. Ndërhyrja e personelit të lokalit nuk e ka qetësuar të riun dhe shokët e tij dhe sherri që ka nisur me fyerje e grushte është zhvendosur jashtë ambienteve të buzukut "Coco Bongo" që ndodhet në lagjen 11 të qytetit bregdetar, jo larg qendrës. Nga hetimet e para rezulton se viktima ka marrë armën që e mbante në automjetin e tij tip "Benz" me targa BB826T dhe ka qëlluar mbi njerëzit e lokalit, me të cilët është zënë, ndërkohë ka ndërhyrë pronari Dedja me pistoletën e tij, duke i dhënë fund përgjakshëm sherrit të nisur pas ngacmimit të kërcimtareve të lokalit nën efektin e alkoolit. Burimet nga grupi hetimor i çështjes njoftuan se nuk është gjetur ende arma e krimit dhe do të jenë vendimtare rezultatet e analizave që do t‘u bëhen mbetjeve të barutit, të cilat mund të përcaktojnë autorin e vërtetë. Ndonëse pronari i lokalit e ka pranuar krimin, dyshohet se mund të jetë qëlluar me më shumë se një armë mbi Sulën dhe se Dedja, i përfshirë plotësisht në ngjarje, ka vendosur të marrë përsipër një krim që mund ta kenë kryer nipërit e tij. Policia ka arrestuar për armëmbajtje pa leje edhe shtetasin Sajmir Mema, 32 vjeç nga Shijaku. Ai është nipi i Fundim Dedjes, dhe u arrestua pasi njëra nga armët e gjetura në vendngjarje dhe konkretisht automatiku i gjetur, i përket Memës, djalit të motrës së autorit. Ai dhe viktima janë konfliktuar dhe goditur me grushte.
Sherri
Sherri ka nisur dje, rreth orës 03.30, në lagjen nr. 11 të qytetit-port dhe konkretisht te buzuk "Coco Bongo".
26-vjeçari Emiljan Sula ishte klient në lokal dhe ka nisur të ngacmojë dy balerinat e lokalit. Për këtë qëllim, të klasifikuar nga policia si një sherr për motive të dobëta, ka nisur dhe konflikti me pronarin e lokalit Fundim Dedja, me banim në Xhafzotaj. Konflikti ka nisur me fjalë fyese, si dhe janë goditur me grushte dhe më pas ka degraduar deri në përdorim të armëve jashtë ambienteve të lokalit nga viktima dhe pronari i lokalit. Mes palëve, të mbështetur në sherr nga njerëzit e tyre dhe shokët, ka pasur shkëmbim zjarri. Janë përdorur më shumë se dy armë. Si pasojë e shkëmbimit ka mbetur i plagosur rëndë Emiljan Sula, i cili ka ndërruar jetë disa minuta më vonë në spitalin rajonal të qytetit, ku ishte dërguar për ndihmë mjekësore nga miqtë e tij. 26-vjeçari është qëlluar disa herë me armë zjarri nga afër, fare pranë automjetit të tij, tip "Mercedes Benz". Ai ka pasur shtatë plagë në pjesën e barkut. Rreth orës 03:50, salla operative e Policisë së Durrësit telefonohet nga shërbimi i urgjencës së spitalit rajonal të qytetit se një person i plagosur me armë zjarri ka shkuar për ndihmë mjekësore. Me shpejtësi shërbimet saktësuan vendin e ngjarjes dhe bënë identifikimin dhe kapjen e autorit rreth dy orë pas kryerjes së vrasjes.
Në ngarkim të pronarit Fundim Dedja janë veprat penale të vrasjes me dashje dhe armëmbajtje pa leje. Në vendngjarje grupi hetimor gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale disa gëzhoja që u përkasin kalibrave të ndryshëm, përkatësisht 7.62 dhe 9 mm. Gjithashtu u gjetën dhe sekuestruan dy armë zjarri, një prej të cilave automatik model 54 dhe një pistoletë TT, të cilat do t‘i nënshtrohen ekspertimit balistik. Ndërkohë në automjetin e viktimës, "Benz" me targa BB826TL, dhe atë të Sajmir Memës, një "Alfa Romeo", me targa BË577TZ ka gjurmë plumbash, ndërsa pranë tyre ka qenë parkuar dhe automjeti i nipit tjetër të pronarit, mjeti me targa BFDV444. Mësohet se palët e përfshira në sherr kanë dëmtime trupore, hematoma nga rrahja mes tyre. Policia vazhdon hetimet për të zbardhur edhe rolin e personave të tjerë të përfshirë në sherr.