Topalli falënderon ambasadorin e Austrisë për mbështetjen integruese
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka takuar dje ambasadorin e Austrisë, Klaus Derkowitsch, me rastin e mbarimit të mandatit diplomatik në vendin tonë. Ambasadori Derkowitsch, duke i përcjellë urimet e tij më të mira për fitoren në zgjedhjet e 28 qershorit, u shpreh se largohej nga Shqipëria, jo vetëm me një përvojë nga më të mrekullueshmet në karrierën e tij shumëvjeçare, i mikpritur ngrohtësisht nga njerëz dhe politikanë mendjehapur, por edhe si dëshmitar i një ritmi dinamik të ndryshimeve të Shqipërisë me një progres të dukshëm në këtë katërvjeçar.
Kryetarja e Kuvendit i shprehu mirënjohjen e saj për lidhjet historike e miqësore, mbështetjen e vazhdueshme që Austria vazhdon t‘i japë Shqipërisë në të gjitha fushat. Lidhur me qëndrimin më të fundit të ministrit të Jashtëm të Austrisë, Spindeleger, ajo vlerësoi mbështetjen e vendosur që Austria i jep proceseve integruese të Shqipërisë dhe përpjekjeve për arritjen e standardeve të kërkuara për anëtarësimin e saj në BE. Nga ana e tij, ambasadori Derkowitsch u shpreh se Austria do të mbetet mbështetëse e palëkundur e proceseve integruese dhe procesit të liberalizimit të vizave të Shqipërisë. Ai vlerësoi bashkëpunimin me qeverinë shqiptare për krijimin e kushteve të favorshme për investitorët austriakë në sektorë strategjikë të ekonomisë si në energji, banka, sigurime shoqërore e këshillim juridik dhe në mënyrë të veçantë në fushën e edukimit, kulturës dhe turizmit. Gjithashtu Topalli ka vlerësuar punën dhe angazhimin e ambasadorit Derkowitsch për konsolidimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve të shkëlqyera politike e ekonomike midis dy vendeve tona.