Dade: Qeveria po shkarkon nga puna mbështetësit tanë
Sekretarja për marrëdhëniet me jashtë në selinë rozë, Arta Dade, bëri të ditur dje se Partia Socialiste ka dorëzuar te misionet ndërkombëtare dhe tek ambasadorët e vendeve të ndryshme një dosje me shkeljet dhe parregullsitë për fushatën parazgjedhore gjatë fushatës, ditën e zgjedhjeve dhe periudhën pas tyre.
"Partia Socialiste, ashtu sikurse ka vepruar në vazhdimësi në të gjitha veprimet e saj politike, ka venë në dispozicion të partnerëve tanë ndërkombëtarë një material, i cili shpreh të gjitha parregullsitë të konstatuara nga përfaqësuesit tanë para fushatës elektorale, gjatë fushatës elektorale, ditën e votimit dhe mbas votimit, pra përkatësisht në kohën që numëroheshin votat", tha Dade, ndërsa shtoi se tanimë kjo parti është në pritje të raportit përfundimtar të OSBE-ODHIR-it, për të pasur më në konsideratë atë çka ata do të shprehin, por gjithsesi edhe për të artikuluar veprimin e saj politik. Dade konfirmoi se ka zhvilluar disa takime me përfaqësues të trupit diplomatik dhe materiali që u është vënë atyre në dispozicion është duke u studiuar prej tyre. Veç të tjerash, ajo tha se materiali është dërguar në të gjithë partnerët dhe parlamentet, sikurse është Asambleja Parlamentare e OSBE-së, Asambleja Parlamentare e NATO-s, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës, përfshi këtu edhe partnerët e grupimeve socialiste dhe social-demokrate, brenda këtyre organizmave. Njëkohësisht, zyrtarja e lartë e PS-së shprehu shqetësimin për largime nga puna të mbështetësve të kësaj partie. "Ky akt i paprecedent për një shoqëri demokratike, tregon edhe njëherë mentalitetin e vjetruar të përfaqësuesve të Partisë Demokratike në nivel lokal dhe qendror. Gjithashtu, jo më larg se dje, struktura të specializuara të Ministrisë së Financave vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi mbështetësit e Partisë Socialiste, pa kursyer as kandidatët për deputetë", tha ajo. Deputetja e PS-së bëri me dije se këto shqetësime janë ndarë me përfaqësuesit ndërkombëtarë, të cilët, nga ana e tyre, kanë bërë verifikimet përkatëse dhe madje është konstatuar që lista e mbështetësve të Partisë Socialiste të larguar nga puna thjesht për qëllime politike, madje që javën e parë mbas zgjedhjeve të 28 qershorit, rezulton të jetë edhe më e madhe se sa ajo që i është vënë në dispozicion trupit diplomatik nga ana e Partisë Socialiste.