Kreu i KQZ-së mbron Kolegjin: Komentet për të janë politike
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mbron vendimet e Kolegjit Zgjedhor për pesë qarqet që u ankimuan nga subjektet politike. Një ditë pasi nënkryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deklaroi se gjykata shkeli rëndë ligjin elektoral kur nuk pranoi ankimimet për të rrëzuar vendimin e KQZ-së në rastin kur dy anëtarë të saj kërkojnë rinumërim dhe rivlerësim të votave, reagoi kreu i këtij institucioni, Arben Ristani, duke u vënë në mbrojtje të Kolegjit Zgjedhor. Veç të tjerash, Ristani vlerësoi maksimalisht punën e Kolegjit, ndërsa deklaratat e Subashit i vlerësoi si jashtë kohe dhe me nota të theksuara politike.
"Kolegji Zgjedhor në këtë rast përfundimisht i vuri vulën këtij procesi, duke lënë në fuqi vendimin e KQZ-së dhe komentet tashmë që janë dhe jashtë kohës, nuk kanë me aktualitet, për mua janë përsëri përdorim në funksion të interesave të caktuara politike e për këtë më vjen keq", tha Arben Ristani, kreu i KQZ-së. Kolegji, ashtu si edhe KQZ-ja, rrëzoi pesë kërkesat e 2 anëtarëve të majtë të Komisionit Qendror për rinumërim në 5 qarqe. Kërkesa që sipas kreut të KQZ-së, përveçse janë të pabazuara në asnjë provë, ishin tërësisht politike.
"Në rast se nuk konstatojnë asnjë parregullsi, nuk mundet që subjekti përkatës zgjedhor të vijë dhe të ankohet në KQZ e të thotë që njerëzit e mi në qarqe të tëra s‘kanë bërë detyrën, por praktikisht procesi i numërimit paska qenë i gabuar. Pra, duhet të kemi një provë paraprake dhe pastaj anëtarët e KQZ-së për ta verifikuar këtë pretendim, i cili është paraprakisht i bazuar në prova, mund të kërkojnë rinumërim e rivlerësim të votave të caktuara. Në konsideratën time, kërkesa për rinumërim të qarqeve të tëra, Berat, Shkodër, Tiranë, Durrës, do të thotë abuzim me këtë të drejtë", sqaroi Ristani. Sakaq, ai mohoi zërat se vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë natyrë politike.
Sipas tij, shumica në KQZ ka marrë vendime në kundërshtim me interesat e partisë, e cila i ka propozuar në KQZ, në të kundërt, pakica në KQZ nuk ka asnjë rast që të ketë marrë një vendim në të kundërt të interesave të partisë, e cila i ka propozuar në KQZ", tha ai. Dy ditë më parë, nënkryetarja e KQZ-së akuzoi Kolegjin Zgjedhor se e ka shkelur rëndë ligjin zgjedhor sa u përket të drejtës së dy anëtarëve për të kërkuar rinumërim dhe rivlerësim të votave. "Gjykata nuk e bëri dhe kjo përbën për mua një shkelje të hapur të ligjit. Natyrisht, ne nuk e komentojmë vendimin e gjykatës, por komentoj të drejtën time që është shkelur hapur. Unë kisha të drejtën për të kërkuar rinumërimin e disa qendrave votimi, për të cilat kisha një objeksion dhe qëllimi ishte që të arrinim në një standard që zgjedhjet të mos kontestoheshin. Në vetvete, kjo dispozitë nuk e ndryshon rezultatin zgjedhor. Në vetvete, kjo dispozitë është për të hetuar", deklaroi Subashi.
Sa i përket vendimit 7 me 0 të shpalljes së rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve, Subashi u shpreh se gjithçka është bazuar te Kodi Zgjedhor dhe se nuk mund t‘i jepet një natyrë politike këtij vendimi. Njëkohësisht, ajo kundërshtoi zërat që kritikuan votimin 7 me 0 në KQZ, duke e argumentuar si humbje nga ana e përfaqësuesve të opozitës në këtë komision.