E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherri për biletën e furgonit, pasagjeri vret me thikë fatorinon 17-vjeçar

Viktima Juljan Çuni

Dëshmia e shoferit: Autorët hipën për në Durrës, zbritën në Laprakë.

Tiranë, viktima Juljan Çuni, 17 vjeç, zhduket vrasësi.

Pasagjerët e furgonit të linjës Tiranë-Durrës vrasin faturinon 17-vjeçar pas debatit për pagesën e biletave.  Ngjarja ndodhi dje rreth orës 16:10, kur 17-vjeçari është qëlluar për vdekje me thikë nga një pasagjer, i cili nuk ka pranuar të kryejë pagesën e biletës. Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme pranë rrethrrotullimit të “Zogut të Zi” në Tiranë. Viktima e ngjarjes është Juljan Çuni, ndërsa autorët e krimit ende nuk janë identifikuar nga Policia. Sipas burimeve nga grupi hetimor, personi që ka qëlluar me thikë adoleshentin, ka qenë i shoqëruar edhe nga tre pasagjerë të tjerë, një bashkëmoshatar dhe 2 persona më të mëdhenj në moshë, të cilët janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Ngjarja sipas Policisë së Tiranës ka ndodhur pas një debati mes faturinos dhe njërit prej pasagjerëve, i cili pasi kishte hipur në furgon për të udhëtuar drejt Durrësit, ka ndërruar mendje dhe ka kërkuar të zbresë te Zogu i Zi”.

(Artikullin  e plotë  e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›