Deklarata e Pavaresise, Lef Nosi shmangu manipulimin Luljeta Ndoka
Nese patrioti i shquar Lef Nosi nuk do te kishte ruajtur si te shenjte Deklaraten e Pavaresise, nuk dihet se cilat do te kishin qene pasojat, por nje gje eshte e sigurt: Fotografimi nga ana e atdhetarit nga Elbasani, e deklarates se Pavaresise , botimi dhe berja e disa kopjeve te saj, e shpetuan deklaraten e famshme nga manipulimet. Gjate vizites se tij ne Elbasan, me rastin e inaugurimit te shtatores se Aqif Pashe Elbasanit dhe Lef Nosit, kryeministri vleresoi se keto veprime te ndermarra me rastin e 25 vjetorit te Pavaresise, ku Lef Nosi ua shperndau nga nje kopje familjeve te te gjithe nenshkruesve deklaraten e pavaresise publikimi i saj boterisht, e ruajti te paprekshme dokumentin e krijimit te shtetit shqiptar. Ajo qe ndodhi me 25 nentor te vitit 1912 ne Elbasan, ishte parathenie e saj qe do te ndodhte me pas ne te gjitha rrethet, per te kulmuar me 28 nentor. Behet fjale per nje fakt te njohur historik, sipas te cilit qyteti i Elbasanit e shpalli i pari pavaresine, duke vene keshtu gurin e pare ne themelet e Pavaresise Kombetare. Te pranishem ne aktivitetin e djeshem ishin edhe deputete te qarkut, perfaqesues te pushtetit vendor si dhe familjare te patrioteve dhe firmetareve te Deklarates se Pavaresise se Elbasanit. Aktivitetet nisen me ceremonine perkujtimore per patriotin e shquar Aqif Pashe Elbasanin dhe firmetaret e Deklarates se Pavaresise se Elbasanit. Nen tingujt e himnit kombetar, kryeministri Berisha sebashku me kryetarin e Bashkise se Elbasanit Qazim Sejdini dhe prefektin e qarkut, zbuluan pllaken ne nderim te 37 firmetareve te Pavaresise se Elbasanit dhe te perfaqesuesve te Elbasanit, ne Vlore me 28 nentor 1912, si Lef Nosi, Shefqet Daiu, Mit'hat Frasheri, Qemal Karaosmani. Pllaka, sebashku me shtatoren e Aqif Pashe Elbasanit (1860 - 1926) jane vendosur ne bulevardin e qytetit qe mban emrin e tij.