Flamur me gure nga vendet ku u bene betejat
Nje mozaik krejt i vecante, po gdhendet ne menyre mjeshterore nga gurgdhendesi librazhdiot. Behet fjale per nje flamur i cili po punohet me shume kujdes me gure te mbledhur nga vendet ku jane zhvilluar beteja te ndryshme per lirine e Shqiperise. Keshtu, pas festimeve te 100 vjetorit ne qytetin e Elbasanit, Kryeministri Berisha u ndal ne qytetin e Librazhdit, pikerisht per te vizituar punishten e mjeshtrit gurgdhendes, Gezim Hidri i cili po ben kete mozaik. Per ndertimin e ketij te fundit, Hidri ka punuar pa nderprere per 4 muaj rresht, me qellim perfundimin e tij para dates 28 nentor. I kenaqur nga puna e mrekullueshme qe eshte bere, skulptori Hidri i ka treguar kryeministrit Berisha se ndertimi i ketij mozaiku ka nje domethenie te vecante. Ai do te jete nje dhurate per qytetaret e Tiranes ne 100-vjetorin e Pavaresise. Mozaiku, i cili do te cele edhe festimet e pavaresise ne kryeqytetin shqiptar do te vendoset prane Ures se Tabakeve Kryeministri pasi beri nje apoteoze per simbolin me te cmuar te shqiptareve, simbol te krenarise dhe identitetit tone, pergezoi artistin Gezim Hidri per pasionin dhe punen e tij, duke e cilesuar nje dhurate qe Librazhdi i ben Shqiperise per 100-vjetorin e Pavaresise. "Tek ju shihja ne ekranet televizive me shkoi mendja menjehere tek Marigoja qe qendisi flamurin qe u valevit ne Vlore. Pas 100 vitesh ti qendis me guret e kesaj toke, flamurin e Skenderbeut ne 100 vjetorin e Pavaresise, flamur qe sot ka pushtuar me shume se kurre mendjet dhe zemrat e mbare shqiptareve", iu drejtua Berisha Hidrit.