Basha, mbeshtetje sportisteve me aftesi te kufizuara
Bashkia e Tiranes do te mundesoje zhvillimin e garave sportive, per personat me aftesi te kufizuara. Kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, ishte i pranishem dje ne ndeshjen e basketbollit te personave me aftesi te kufizuara, zhvilluar ne kuader te 100 vjetorit te Pavaresise mes ekipit "Eagles" nga Shqiperia dhe perfaqesueses se Kosoves. Basha pershendeti kete veprimtari te vecante, e cila jep shprese dhe motivon shume qytetare anembane Shqiperise, Kosoves dhe trojeve shqiptare. - "Ky eshte padyshim nje akt kurajoje, perkushtimi dhe nga kjo pikepamje do te thosha se mbeshtetja jo vetem qe s'do te mungoje por do te jete e vecante, per te gjithe personat e kategorise tuaj te cilet flakin tej paragjykimet ndaj vetes dhe ndaj te tjereve dhe angazhohen me mish e me shpirt ne kete aktivitet fisnikerues, sic eshte sporti" - u shpreh kreu i Bashkise. Ndeshja u fitua nga perfaqesuesja e Kosoves, qe mori dhe kupen "Pavaresia", por Basha theksoi se kjo ndeshje kishte vetem te fituar.