Nderi i takon arkitektit gjenial te Shqiperise etnike Nga Prof. Dr. Sali Berisha
Ne kete 100 vjetor, nderi i pare i takon flamurit te Skenderbeut, flamurit kombetare, flamurit qe frymezoi qindra e mijera shqiptare te flijojne jeten e tyre per liri, dinjitet kombetare, flamurin qe ne cdo qelize te tij mban shpirtrat, zemrat e martireve te kombit tone. Nderi i madh sonte i takon Ismail Qemalit, burrit te madh vizionare te Kombit, u takon Mehmet Teralles, Zydih Ohrit, Nuri Sojlit, Myrteza Struges, burrave te trojeve shqiptare te Maqedonise, qe me doren e tyre te arte firmosen Aktin e Pavaresise, ne emer tuaj, ne emer te te gjithe shqiptareve te Maqedonise.
Nderi sonte i takon arkitektit te madh, arkitektit gjenial te Shqiperise etnike, arkitektit te Pavaresise se Shqiperise, Hasan Prishtines dhe atdhetareve te tjere te kryengritjeve te medha te Kosoves dhe shqiptareve te Maqedonise, qe tronditet Europen dhe Boten dhe bene qe shqiptaret te mund te shpallin pavaresine.
***
Shekulli qe lame ne prapa, ishte shekulli i nje kalvari per ne shqiptaret. Ata, te cilet shpallen ne Vlore pavaresine, ata shpallen pavaresine e Shqiperise jetike, 2/3 e trojeve shqiptare u ndane u copetuan ne padrejtesine me te madhe te shekullit qe shkoi.
Shqiperia perjetoi pushtimet dhe diktaturat me te egra, klonet, telat me gjemba, ndane shqiptaret me njeri-tjetrin ne menyren me te pamerituar, por sot lavdi Zotit, lavdi armeve tona, lavdi miqve tane, mblidhemi ketu te lire si kurre ndonjehere ne historine tone, mblidhemi te bashkuar dhe festojme te bashkuar dhe te sigurt te ardhmen tone.
Sot ne kete 100 vjetor pavaresisht se cfare perjetuam, por kemi motive te medha per te qene krenar me njeri-tjetrin, per te qene krenare me trojet shqiptare, per te qene krenar me flamurin tone, per te pasur besim tek e ardhmja jone.
Ne shqiptaret nuk u pajtuam kurre me padrejtesise qe na u imponuan, ne shqiptaret nuk u pajtuam kurre me matjen e lirise nga te tjeret dhe shtypjen e te tjereve, ndaj dhe me nje rezistence legjendare ushtria clirimtare e Kosoves, ushtria kombetare e Maqedonise do te zhvillonin luften e fundit clirimtare ne Europe. Do te clironin kombin shqiptare do te benin Ballkanin me te lire, Europen me te lire dhe me te drejte. Lavdi per jete luftetareve dhe udheheqesve politik te saj.
Vellezer dhe motra
Ky 100 vjetor na fton, na frymezon te vazhdojme per te bere realitet endrren e atyre qe u flijuan gjate nje shekulli per liri dhe dinjitet kombetare. Ajo enderr ne te vertete 1000 here po ta lexosh, eshte endrra e bashkimit kombetar te shqiptareve.
Ketu nga Shkupi dua t'ju bej thirrje shqiptareve te punojne cdo minute, cdo ore, cdo dite, cdo jave, cdo muaj, cdo vit per bashkimin e tyre. U bej thirrje fqinjeve tane, perpiquni te kuptoni drejt bashkimin e shqiptareve do te beheni me te lire, me te drejte dhe shqiptaret jane te gatshme per nje bashkepunim miqesor, afatgjate, shekullor. Shqiptaret e lire do te jene force kryesore zhvillimi per veten e tyre dhe rajonin. Nacionalizmi shqiptare eshte nacionalizmi me qytetar i Europes, eshte nacionalizem i bashkuar ne kulturen nder me te vjetrat e kontinentit, ne gjuhen nder me te bukurat e Europes, nacionalizem i bazuar ne respektin e palekundur te bindjeve dhe besimeve fetare te njeri-tjetrit.
***
Duhet te jeni krenare me qytetarine e kombit tuaj, edhe njehere dua t'ju perseris ketu, nuk ka mbi toke mysliman me te mire, se ata qe respektojne besimin e tjetrit dhe te tille jane shqiptaret. Nuk ka mbi toke, katolik me te mire, se ata qe respektojne besimin e tjetrit dhe te tille jane katoliket shqiptare. Nuk ka mbi toke ortodoks me te mire, se ata qe respektojne besimin e njeri- tjetrit, te tille jemi ne, te tille jane ortodokset shqiptare.
Ndaj dhe askush te mos druhet, te mos irritohet nga perpjekjet e shqiptareve per bashkimin e tyre kombetar, se kjo synon perqendrimin, shpalosjen e energjive te tyre te pafundme, per te ndertuar ate qe u mungoi. Askush nuk duhet te harroje se, shqiptaret u takuan me shekullin e ri, te lire, por si nje komb qe kishte mbijetuar si, nje komb qe padrejtesite e medha nuk e kishin lejuar te ndertoje te ardhmen. Ndertimi i te ardhmes se shqiptareve eshte zhvillimi me pozitiv, me paqesor, me i rendesishem per te gjitha vendet ku jetojne shqiptaret.
***
Shqiptaret presin nga ne qe ne projektin tone Europian si e ardhmja me e shkelqyer e tyre te realizojne njekohesisht projektin e bashkimit kombetar te shqiptareve, ndaj dhe nen moton te bashkohemi njeri me tjetrin, te bashkohemi me Europen le te perqendrojme ne te gjithe energjite tona.
***
Festa nga Shkupi shkon ne Kosove. Shkon ne Kosove me nje mirenjohje te pakufishme, sepse pa Kosoven e lire, pa gjakun e luftetareve te saj shqiptaret ne mbare boten nuk do te ishin te lire. Liria kombetare eshte nje dhe e pandare, ndaj dhe ne perulemi me nderimin me te madh para luftetareve te lirise, qe rane per tu bere te pavdekshme ne fushen beteja e Kosoves ne malet e Sharrit dhe kudo qe rane. Nga Kosova keshtu sic jemi kthehemi ne Tirane dhe ne Vlore.
Ky eshte 100 vjetori i besimit tone, i zotimit tone, i vizionit tone Europian, i vizionit tone te bashkimit kombetar per te bere realitet endrren e martireve te ketij kombi.