E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi vjedhjet ne muze arrestohen tre persona

Policia greke ka arrestuar tre persona  dhe ka  rikuperuar antikuarët e vjedhura nga muzeu "Olimpi i Lashtë". Grabitja në muajin shkurt, ndodhi pas një vjedhje në Galerinë Kombëtare të vendit, e shkaktoi zemërim në botën e artit dhe kulturës të cilët thanë se shkurtimet e buxhetit nga masat shtrënguese kishin lënë thesare të mëdha të artit grek në rrezik. Gjatë grabitjes, hajdutë të armatosur kërcënuan një roje femër, ndërsa arritën të dilnin jashtë muzeut me rreth 70  objekte bronzi, qeramike dhe të tjera nga muzeu në vendlindjen e Lojërave Olimpike. Policia tha se të tre personat u arrestuan pas njëri prej tyre u përpoq të shiste një unazë e lashtë artë për 1.5 milion euro dhe më pas ra dakord ta shiste për vetëm 300 mijë euro. Të tre personat u arrestuan në një hotel në qytetin e Patras në orët e para të mëngjesit, pas dorëzimit të unazës së floririt në duart e agjentëve të infiltruar. Antikuarët do të kthehen në muze javën e ardhshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›