Sherri për kontratën, merret peng biznesmeni
TIRANE-Një prishje kontrate mes banorëve të të njëjtit fshat ka përfunduar orëve të vona të së mbrëmshmes në një pengmarrje të mirëfilltë. Shkelësi i kontratës është marrë peng nga personi të cilit nuk i kthente paratë, kushëriri i tij dhe një shok i tyre. Është futur në një automjet tip ‘Mitsubishi’ me targa të huaja dhe me të janë nisur në drejtim të Dajtit. Në të majtë të Linzës, borxhliu është mbajtur peng për më shumë se dy orë e gjysmë, më pas tratativat e negociatorëve të policisë dhe skuadrës operacionale si dhe lokalizimi i vendmbajtjes së pengut kanë bërë të mundur lirimin e tij të paprekur, por që pengmarrësit deri orëve të vona të së mbrëmshmes nuk janë dorëzuar në polici dhe as janë arrestuar. Pengu i është dorëzuar policisë, ku ka nisur të japë edhe deklarimet e para mbi gjithçka ka ndodhur mes tij dhe bashkëfshatarëve të tij, ndërsa ngjarja është zbuluar nga patrullues të zonës, ku dëshmitar okular i gjithë debatit dhe njëkohësisht rrëfyesi i parë për policinë ka qenë djali i tezes së pengut.
Ngjarja
Rreth orës 18:45 minuta, në një lloto euro-bet, në rrugën “Kongresi i Manastirit” lajmërohet për një pengmarrje. Sipas policisë, pronari i llotos, i cili mësohet se është Saimir Shenjari, rreth 40 vjeç, nga Klosi i Burrelit, ka debatuar ashpër me një person për çështjen e shkeljes së një kontrate për ambientin e kthyer në lloto. Burime të policisë kanë bërë me dije se personi që kishte shitur dyqanin Shenjarit quhet Esad Luga, po nga Klosi dhe se bëhet fjalë për një shumë rreth 30 mijë eurosh, shumë që sipas policisë ishte kërkuar disa herë prej të zotit. Referuar të dhënave që pasuan pengmarrjen bëhet e ditur se Luga ka qenë në shoqërinë e djalit të xhaxhait të vet, Arjan Lugës si dhe të shokut të tij Artur Gjakova, që të gjithë nga Klosi. Debati mes tyre ka zgjatur për rreth 30 minuta, derisa Shenjari është futur në makinën që ishte e parkuar përjashta llotos në të cilën gjendej edhe personi i katërt, i cili nga burime policore bëhet e ditur se edhe ky është nga e njëjta zonë. Nga aty automjeti është nisur në drejtim të Kinostudios, nga një rrugë dytësore, për të shmangur përballjen me policinë e komisariatit nr.4 dhe janë instaluar nga krahu i majtë i Dajtit. Dëshmitari okular, kushëriri i parë i Shenjarit, ka rrëfyer edhe rrëmbimin e tij, ndërkohë që efektivë të policisë së zonës, ekspertë të policisë së Tiranës dhe skuadra operacionale janë hedhur në rrugë për të bërë të mundur lokalizimin e vendit në të cilin mbahej pengu.
Negocimi dhe lirimi
Policia e Tiranës ka nxjerrë në qarkullim mbrëmë policinë e tri komisariateve për të mundësuar bllokimin e rrugëve, ndërsa efektivë të Komisariatit nr.4 dhe drejtues të policisë së Tiranës kanë rrethuar zonën, në të cilën besohej se ishte pengu. Pas më shumë se një orë është bërë e mundur të hyhet në bisedime me Esad Lugën. Negocimi mes pengmarrësve dhe policisë ka zgjatur për rreth 50 minuta dhe më pas pronari-peng nga Klosi është hedhur në rrugë, ndërsa pengmarrësit kanë ikur në drejtim të paditur. Burime të rezervuara policore bënë të ditur se pengmarrësit kanë pasur edhe një armë, tip pistoletë, me të cilën kanë kërcënuar pengun, por që momentin e dorëzimit të tij bashkëfshatari i pengmarrësve ka qenë i padëmtuar. Policia zyrtarisht ka munguar në detajimin e ngjarjes, ndërkohë që nga burime të besuara të Gazetës, gjithë koordinimi i veprimeve mes strukturave të posaçme ka qenë i menjëhershëm, çka ka bërë të mundur edhe zgjidhjen e situatës pa shkuar në ngjarje të rëndë. Borxhet janë kthyer në një nga motivet më të rrezikshme që çojnë në kryerje krimesh dhe pengmarrjesh, pasi ishin burimet e policisë, të cilat bënë të ditur se konflikti për borxhin ekzistonte prej kohësh mes tyre, ndërsa pengu i mbrëmshëm nuk i kthente paratë e veta të njohurit dhe bashkëfshatarit të vet.
(GazetaShqiptare/BalkanWeb)