Tiranë, pengmarrja e biznesmenit, kapet një autor
TIRANE-Policia e kryeqytetit ka mundësuar sot arrestimin e një prej 3 pengmarrësve të një biznesmeni dje në Tiranë. Policia arrestoin sot në zonën Don Bosko, në Tiranë 31 vjecarin Esat Luga pasi dyshohet se në bashkëpunim me 3 persona të tjerë kanë rrëmbyer për rreth 2 orë shtetasin Saimir Shenjtari, pronar I një pike llotoje dhe furre buke.
Policia është vënë në kërkim të 3 autorëve të tjerë, Arjan Luga, Artur Gjakova dhe një person i tretë.
Pengmarrja
Pengmarrja ndodhi dje rreth orës 18:45 minuta, në një lloto euro-bet, në rrugën “Kongresi i Manastirit” lajmërohet për një pengmarrje. Gazeta Shqiptare mëson nga burime të besueshme të Policisë së pronari i llotos, i cili mësohet se është Saimir Shenjtari, rreth 40 vjeç, nga Klosi i Burrelit, ka debatuar ashpër me një person për çështjen e shkeljes së një kontrate për ambientin e kthyer në lloto. Burime të policisë kanë bërë me dije se personi që kishte shitur dyqanin Shenjtarit quhet Esad Luga, po nga Klosi dhe se bëhet fjalë për një shumë rreth 30 mijë eurosh, shumë që sipas policisë ishte kërkuar disa herë prej të zotit. Referuar të dhënave që pasuan pengmarrjen bëhet e ditur se Luga ka qenë në shoqërinë e djalit të xhaxhait të vet, Arjan Lugës si dhe të shokut të tij Artur Gjakova, që të gjithë nga Klosi. Debati mes tyre ka zgjatur për rreth 30 minuta, derisa Shenjari është futur në makinën që ishte e parkuar përjashta llotos në të cilën gjendej edhe personi i katërt, i cili nga burime policore bëhet e ditur se edhe ky është nga e njëjta zonë. Nga aty automjeti është nisur në drejtim të Kinostudios, nga një rrugë dytësore, për të shmangur përballjen me policinë e komisariatit nr.4 dhe janë instaluar nga krahu i majtë i Dajtit. Dëshmitari okular, kushëriri i parë i Shenjarit, ka rrëfyer edhe rrëmbimin e tij, ndërkohë që efektivë të policisë së zonës, ekspertë të policisë së Tiranës dhe skuadra operacionale janë hedhur në rrugë për të bërë të mundur lokalizimin e vendit në të cilin mbahej pengu.
Negocimi dhe lirimi
Policia e Tiranës ka nxjerrë në qarkullim mbrëmë policinë e tri komisariateve për të mundësuar bllokimin e rrugëve, ndërsa efektivë të Komisariatit nr.4 dhe drejtues të policisë së Tiranës kanë rrethuar zonën, në të cilën besohej se ishte pengu. Pas më shumë se një orë është bërë e mundur të hyhet në bisedime me Esad Lugën. Negocimi mes pengmarrësve dhe policisë ka zgjatur për rreth 50 minuta dhe më pas pronari-peng nga Klosi është hedhur në rrugë, ndërsa pengmarrësit kanë ikur në drejtim të paditur. Burime të rezervuara policore bënë të ditur se pengmarrësit kanë pasur edhe një armë, tip pistoletë, me të cilën kanë kërcënuar pengun, por që momentin e dorëzimit të tij bashkëfshatari i pengmarrësve ka qenë i padëmtuar. Policia zyrtarisht ka munguar në detajimin e ngjarjes, ndërkohë që nga burime të besuara të Gazetës, gjithë koordinimi i veprimeve mes strukturave të posaçme ka qenë i menjëhershëm, çka ka bërë të mundur edhe zgjidhjen e situatës pa shkuar në ngjarje të rëndë. Borxhet janë kthyer në një nga motivet më të rrezikshme që çojnë në kryerje krimesh dhe pengmarrjesh, pasi ishin burimet e policisë, të cilat bënë të ditur se konflikti për borxhin ekzistonte prej kohësh mes tyre, ndërsa pengu i mbrëmshëm nuk i kthente paratë e veta të njohurit dhe bashkëfshatarit të vet.
(d.b/BalkanWeb)