E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherri per nje femer vritet 28 vjecari ne Shijak

Konflikti për një vajzë përfundoi me vrasjen e një të riu. Festim Lama 28 vjeç, u ekzekutua mbrëmjen e së dielës në qendër të fshatit Radë të Shijakut. Dy grupe të rinjsh, në të njëjtin lokal, u futën në sherr per femren, e cila ishte aty prezente. Viktima ndodhej ne shoqërinë e dy vëllezërve të tij dhe fillimisht konflikti nisi brenda ambjenteve te lokalit dhe me pas perfundoi ne rruge. Njëri prej personave ka nxjerrë automatikun dhe ka qëlluar disa herë mbi -vjecarit Lama, duke e lënë të vdekur në vend.
Pas kësaj mësohet se autorët e krimit, banorë të fshatit Radë, janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›