Edi Paloka komandohet kryetar i Grupit Parlametar te PD-se
Vetëm pak orë i ndanin nga nisja zyrtare në Kuvend e opozitarizimit të tyre katërvjecar.
Disa e kanë për herë të parë, të tjerët, jo.
Mes tyre Lulzim Basha qe e ka për së pari jo vetëm opozitën, por edhe kryesimin e mbledhjeve të Grupit Parlamentar.
Mbërritën 44 deputetë, Sali Berisha erdhi i 45-ti në oborrin e selisë së re. Ish-kryetarin demokrat, kryeministër në detyrë e mirëpriti Lulzim Basha, dhe e shoqëroi për t’u ulur në krah të tij në tryezën e rrumbullakët. Me vonesë mbërriti Gjovalin Kadeli,deputeti i 46-të i grupit, i cili do të arrinte të ulej vetëm pasi media të dilte jashte
Dedikimin e parë kryetari demokrat e kishte për qeverisjen e 8 vjetëve.
“Qeveria “Berisha” është e do të mbetet një histori e pakrahasueshme suksesi, në historinë njëqind vjeçare të shtetit shqiptar. Qeveria “Berisha” është e do të mbetet gjithashtu një vlerë dhe një trashëgimi shumë e çmuar e Partisë Demokratike. Ata që kanë ardhur sot në pushtet dhe qeveritë demokratike që do të vijnë nesër do të duhet t’i bëjnë llogaritë me bilancin e saj”.
Nuk është mirënjohje vetëm me fjalë. Vjen dhe përmes imazheve që pasyrojnë sukseset kryesore të qeverisjes së demokratëve. Historia do t’i ndihmojë në opozitarizëm
“Koha ka treguar se opozitarizmi dhe qeverisja janë dy talentet e spikatura të Partisë Demokratike. Pas tetë vjetësh në qeverisje të suksesshme, kthehemi të fillojmë sot opozitën e tretë në harkun e pak më shumë se dy dekadave në demokraci. Në këtë edicion, Kuvendi do të jetë arenë primare e opozitarizmit tonë. Grupi parlamentar do të jetë pararoja e udhëtimit që fillojmë sot, për tu bërë sërish shumicë qeverisëse nesër”.
Për rivalin e tij në qeveri ka një njoftim që Basha e quan të mirë për arsyen kryesore se premtoi publikisht se opozita e tij nuk do të jetë si ajo e Edi Ramës
“Ne duam ta njoftojmë sot këtë shumicë dhe qeverinë e saj, dhe ky është një lajm i mirë, në mos për ta, për publikun shqiptar, se duke filluar nga sot e deri në ditën e fundit të Kuvendit që ka dale nga zgjedhjet e 23 qershorit, ata do të kenë përballë grupin parlamentar të Partisë Demokratike; do të kenë përballë një opozitë të fortë, moderne; profesionale, bashkëpunuese për çështje madhore të vendit; kontrolluese e përditshme e akteve të qeverisë;…. Nnuk do të jemi opozita e baltës, e spekullimeve, shpifjeve apo dhunës verbale. Do të jemi opozita e fakteve, opozita e gjykimeve të shëndosha, opozita e arsyes. Ne do t’i përmbahemi vlerave të guximit, etikës dhe klasit që karakterizon kulturën politike të qendrës së djathtë”.
Garancia kryesore vjen për procesin e integrimit.
“Qytetarëve shqiptarë u deklarojmë sot, konsensusin tonë pa kushte, për çdo ligj dhe akt që shkon në favor të integrimit europian të Shqipërisë”.
Janë të hapur dhe nuk i druhen kontrollit të qeverisjes së tyre nga qeveritarët e rinj dhe do të jenë garant që reformat që ata kanë ndërmarrë nuk do të zhbëhen. Kërkojnë një mazhorancë llogaridhënese për premtimet me të cilat fitoi zgjedhjet e 23 qershorit.
“Ne nuk do t’i japim paqe asnjë minutë, për sa u takon mbajtjes prej saj të premtimeve. Kush tërhiqet nga premtimet, duhet të përballet me pasojat”.
Koha kur ata do të vazhdonin pa median. Edi Paloka u komandua si kryetar i grupit parlamentar. Vetëm pas zgjedhjes së strukturave të tjera mund të fliet për një kryetar grupi të zgjedhur, posti i të cilit me statut duhet të përkojë me atë të njërit prej nënkryetarëve të partisë. U mësua se nga përballë Sokol Olldashi e ngriti zërin për parashikimet statutore. Rezervat e rivalit të Bashës në garën për kreun u kapërcyen. Paloka u konfirmua në krye të grupit. U miratuan edhe Eduart Halimi Zv kryetar, Gent Strazimiri sekretar dhe Jorida Tabaku, Zëdhënëse. Nëkryetar Kuvendi u propozua Edmond Spaho.
Deputeti i thjeshtë Sali Berisha u nda me kryetarin e partisë tek dera. Gjatë mbledhjes kishte qendruar i heshtur ashtu siç u shpreh se të paktën 24 orë do të qendronte edhe për gazetarët. Kryeministri në detyrë e ka me standardin e komunikimit të kryeministrit në pritje.