E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eralda ani keshilltarja e kryeministrit per te drejten publike

Këshilltarja e kryeministrit për të drejtën publike do të jetë Eralda Çani. Lajmi është njoftuar nga vetë Kryeministri i Zgjedhur Edi Rama në rrjetin social facebook. Në njoftimin e tij rama shkruan se kabineti i kryeministrit do të jetë një strukturë krejt e re dhe jotradicionale në formën e në mënyrën e funksionimit.dhe numri i këshilltarëve do të jetë më i kufizuar se zakonisht.

“Kabineti i kryeministrit do të jetë një strukturë krejt e re dhe jotradicionale në formën e në mënyrën e funksionimit. Numri i këshilltarëve do të jetë më i kufizuar se zakonisht dhe fushat e tyre të përgjëgjësisë janë specifikuar me kujdes, në funksion të nevojave strategjike dhe të procesit vendimmarrës në kryeministri. Përzgjedhja më e fundit është profesorja e asociuar Eralda Çani, doktore shkencash në të drejtën publike, njohëse e spikatur e të të drejtës kushtetuese – administrative. Është mbresëlënëse eksperienca e saj shumë e pasur akademike brenda e jashtë vendit, po edhe praktika e përfshirjes aktive në jetësimin e projekteve të rëndësishme për të drejtën publike. Kam bindjen e plotë se kontributi i Eralda Çanit në procesin vendimmarrës do të forcojë ndjeshëm sensin e të drejtës publike të qeverisjes sonë, dhe do të jetë një vlerë e çmuar në mozaikun e talenteve e të eksperiencave të posaçme që po ndërthurrim për skuadrën e re të këshilltarëve të kryeministrit”- shkruan Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›