E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherri per nje vajze, masakrohet me thike i riu

ELBASAN - Nje zenke mes te rinjsh per pak sa nuk eshte kthyer ne nje tragjedi ne Elbasan. Nje 18-vjecar ka masakruar duke goditur me thike nje djale tjeter dhe me pas eshte arratisur, per te mos u arrestuar. Policia e Elbasanit ka shpallur ne kerkim Juxhens Kuranin, 18 vjec me banim ne kete qytet pasi ndaj tij rendon akuza e "vrasjes me dashje" dhe "tentative vrasje". Ngjarja ka ndodhur ne oret e para te mengjesit, ne vendin e quajtur "Shkallet", ne lagjen "Vullnetari". Juxhens Kurani ka qelluar disa here me thike, ndaj nje 21-vjecari me inicialet E. E. duke i shkaktuar atij plage te thella ne trup. Sipas te dhenave te policise, sulmi me thike ka ndodhur pas nje konflikti qe ka pasur mes te rinjsh, per shkak te nje vajze. Ne vendin e quajtur "shkallet", Kurani i ka zene prite 21-vjecarit dhe e ka qelluar disa here me thike, ne pjese te ndryshme te trupit. Pas tentatives se vrasjes ai eshte larguar ne drejtim te paditur, ndersa viktima e sulmit eshte derguar ne spitalin Kirurgjik dhe ndodhet ne gjendje te rende per jeten.

F. Salliu


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›