E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryerrugori, i dehur ne aksident

Tonin Vocaj, vendos shkarkimin dhe pezullimin nga funksionet. Emerohet Nazmi Shuli

TIRANE - Pezullohet nga detyra shefi i qarkullimit rrugor te Tiranes, Krenar Ahmeti. Vendimi eshte marre nga drejtori i sapo emeruar i Policise se Tiranes, Tonin Vocaj dhe mesohet se shkak per kete pezullim eshte bere shkelja e disiplines ne pune, nga ana e Ahmetit. Pezullimi i Ahmetit mesohet se eshte bere pas nje perplasje, qe ka pasur me nje qytetar. Vendimi per pezullimin e Ahmetit eshte marre nga drejtori i sapo emeruar i Policise se Tiranes Tonin Vocaj. Nga te dhenat eshte bere e ditur se, Ahmeti ka qene duke udhetuar me nje makine, kur eshte perplasur me nje qytetar, emrin e te cilit policia nuk e ka bere te ditur, per shkaqe te hetimit. Behet e ditur se, denoncuesi ka thene ne polici se Ahmeti, ka qene ne gjendje te dehur ne momentin e debatit me te.

Denoncimi i bere ne polici nga i demtuari ka qene shume i rende per Ahmetin.

Ai ka bere te ditur se, shefi i Komisariatit te Policise Rrugore ne Tiranes, Krenar Ahmeti ka qene i dehur ne momentin qe eshte perplasur me te, duke e lene ne vendngjarje. Kaq ka mjaftuar qe, Sherbimi i Kontrollit te Brendshem, te beje hetimet dhe pas dy ditesh drejtori i Policise se Tiranes, Tonin Vocaj, ka vendosur te beje shkarkimin e tij dhe pezullimin nga te gjitha funksionet deri ne nje urdher te dyte, qe mendohet te jepet pas vendimit te gjykates. Shkak i pezullimit nga detyra, kane qene shkeljet e renda te disiplines ne pune nga ana e tij. Vete shefi i qarkullimit, i cili pretendonte te vendoste rregull ne rruget e kryeqytetit, ka perplasur nje makine dhe eshte larguar nga vendi i ngjarjes, ne gjendje te dehur.

Zevendesuesi

Pas firmosje se urdhrit per pezullimin e tij, eshte publikuar edhe emri per zevendesimin e Krenar Ahmetit ne detyre. Burimet nga Policia e Tiranes bejne me dije se ne vend te Ahmetit, eshte komanduar Nazmi Shuli, qe tani do te jete ne postin e shefit te Policise Rrugore te kryeqytetit. Shuli deri me tani ka qene shefi i Rendit ne Policine e Tiranes.

Pezullimi i pare i Ahmetit

TIRANE - Kjo eshte hera e dyte qe Krenar Ahmeti pezullohet nga detyra. Edhe pezullimi i tij heren e pare u be per te njejten arsye, shkelje e disiplines ne pune. Mase qe erdhi pas denoncimit per dhune te tre qytetareve, nje prej te cileve ishte prokurore. Ishte Gjykata e Tiranes, qe dha vendim pezullimi per te, por me pas Apeli e riktheu ne detyre Ahmetin, duke bere qe ai te merrte serish postin e shefit te qarkullimit rrugor. Per kete arsye ai eshte ne proces gjyqesor ne Gjykaten e Tiranes, ku dhe pritet te jepet nje vendim perfundimtar per te.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›