E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherri për parkimin, katër të rinj rrahin 23-vjeçarin



Katër të rinj janë vënë në pranga, pasi kanë rrëmbyer dhe kanë keqtrajtuar një të ri 23-vjeçar në Lezhë. Sipas burimeve nga policia, gjithçka nisi pas një konflikti midis tyre për një vend parkimi. Në prangat e uniformave blu ranë Florian Rudi, 23 vjeç, Anton Rudi, 18 vjeç, Ferdinand Palaj, 18 vjeç dhe Sokol Ivanaj, 34 vjeç. Arrestimi i tyre u krye, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë hequr në mënyrë të paligjshme lirinë e 23-vjeçarit Emiljano Colaj, lindur dhe banues në qytetin Lezhë. Nga hetimet mësohet se katër djemtë lezhjanë, pasi e kanë hipur me forcë 23-vjeçarin, në automjetin e markës “Alfa Romeo”, me targa LE 4064 A, në pronësi të Sokol Ivanajt, kanë ushtruar dhune ndaj tij, duke e goditur me grushte. Si pasojë, i riu i pambrojtur, ka marrë plagë në fytyrë. Dhuna e egër e katër djemve ka vazhduar për të paktën dhjetë minuta rresht brenda makinës së Ivanajt dhe më tej, e kanë hedhur nga mjeti duke i rikthyer kështu lirinë. Policia sqaroi zyrtarisht se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Para rrëmbimit, të rinjtë u konfrontuan me Colajn, pasi sipas tyre, pengoi që makina e Ivanajt të parkohej në një rrugë të Lezhës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›