Masa; Vrau gruan, “arrest me burg” për 39-vjeçarin
Gjykata e Tiranës caktoi dje masën e sigurisë “arrest me burg” për 39-vjeçarin Shpëtim Zhllima, i akuzuar për “vrasje me dashje” të gruas së tij. Zhllima është mundur të justifikojë veprimin e bërë, duke deklaruar që ka qenë nën efektin e alkoolit. Pasi ka dëgjuar pretendimet e të dy palëve në seancën e masës së sigurisë, gjykata la në burg deri në përfundim të hetimeve 39-vjeçarin. Ngjarja ka ndodhur tri ditë më parë, kur shtetasi Shpëtim Zhllima, 39 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, u arrestua si autor i vrasjes së bashkëshortes. 39-vjeçari ka shkuar në banesë në gjendje të dehur dhe me armë të ftohtë, thikë, ka qëlluar gruan e tij Nafije Zhllimën. Krimi ka ndodhur në banesën e çiftit, pak metra larg Spitalit Ushtarak. Qysh në momentet e para të kryerjes së këtij krimi të rëndë, policia konfirmoi faktin se në momentin e arrestimit, 39-vjeçari ka qenë nën efektin e alkoolit.