Sherri për pronën, plagosen babë e bir në Shijak
Shijak-Babë e bir kanë mbetur të plagosur në këmbë dje në Durrës, pasi janë qëlluar me çifte nga fqinji i tyre, ndërkohë që shkak mësohet të jetë një konflikt pronësie. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shijak të Durrësit, në vendin e quajtur '4 rrugët Fllakë’. Dëshmitarë në vendngjarje bëjnë me dije se Ajet Bajrami 60-vjeç dhe i biri i tij 24-vjeçar Ymer Bajrami, janë qëlluar me çifte nga Indrit Shahini, i cili më pas është larguar me shpejtësi. Sipas policisë gjithçka ka nisur për prishjen e një muri rrethues nga ana e autorit, gjë që ka shkaktuar irritim nga pala tjetër. Pasi janë konfliktuar me fjalë, autori i dyshuar Indrit Shahini ka qëlluar me çifte babë e bir. Policia e qytetit bregdetar bën të ditur se ka arrestuar Indrit Shahinin teksa qëndronte i fshehur tek të afërmit e tij.