E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherri për tokën, vëllezërit plagosin njëri-tjetrin



MALËSI E MADHE - Konflikti për një sipërfaqe bujqësore thuajse është kthyer në krim brenda familjes Çela në fshatin Domen të komunës Postribë në Shkodër. Pas një sherri për tokën, mbrëmjen e djeshme dy vëllezërit, Isa dhe Hysen Çela, kanë plagosur njëri-tjetrin. Fillimisht ata kanë nisur të debatojnë ashpër me njëri-tjetrin, debat që më pas ka degjeneruar në përdorimin e armës së zjarrit dhe mjeteve të forta. Në gjaknxehtësi e sipër 76-vjeçari Hysen Çela ka goditur me mjete të forta vëllanë më të madh, Isain, duke i shkaktuar atij plagë të rënda në trup. Ndërkaq, ky i fundit është hakmarrë duke e qëlluar me armë zjarri. Menjëherë, banorët e zonës, të cilët ishin të pranishëm në vendngjarje, kanë njoftuar forcat e policisë, ndërkohë që të lënduarit janë dërguar në spital, ku mësohet se në gjendje më të rëndë nga dy vëllezërit është 79-vjeçari, i cili është goditur me mjete të forta.

1 Qershor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›