E Diel, 1 Nëntor 2026

Transportonin 64.5 kg Cannabis, tre persona në pranga, tre në kërkim



BERAT - Trafiku i drogës ka çuar në pranga tre persona mbrëmjen e djeshme, ndërsa tre të tjerë janë në kërkim. Operacioni i policisë është zhvilluar në qytetin e Beratit dhe në pranga janë vënë të dyshuarit. Burime nga uniformat blu thanë se në këtë aksion janë bllokuar 64.5 kilogramë Cannabis sativa, që ishin duke u transportuar në dy makina. Aksioni është organizuar nga Policia e Beratit, në bashkëpunim dhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Burime nga policia bënë me dije se u arrestuan Vladimir Shkëmbi nga Çorovoda 33 vjeç, Asllan Fetiu 22 vjeç nga Berati dhe Alket Canka 33 vjeç nga Përmeti. Të tre u arrestuan në Urën Vajugore. Ndërsa Dorian Muho 22 vjeç, Arben Shahu 26 vjeç nga Kuçova, Xhezmi Shkëmbi nga Berati 48 vjeç mundën ti shpëtonin aksionit të policisë. Burime nga policia lokale thanë se hetimet ndaj të ndaluarve kishin filluar disa muaj më parë. Kishin qenë informacionet e marra në rrugë operative që kanë çuar uniformat blu në zbulimin e këtij rrjeti trafiku. Dyshimet janë se, droga është kultivuar në një nga fshatrat e Beratit dhe ishte duke u transportuar drejt Fierit. Destinacioni përfundimtar i sasisë prej 64.5 kilogramësh Cannabis sativa nuk është bërë i ditur.

1 Qershor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›