Sherri per veturat nje i vrare nje i plagosur

Gervishja e makines eshte bere shkaku i nje sherri me pasoje vdekjen e nje te moshuari dhe plagosjes rende te nje te riu mbremjen e kaluar ne fshatin Gjorm te rrethit te Vlores. Dy te rinj te ketij fshati pasi kane ferkuar makinat me njeri-tjetrin pa ndonje dem te konsiderueshem kane debatuar ashper per kete aksident.
Ne debat e siper njeri prej tyre ka hipur ne automjetin e vet dhe pasi i ka dhene gaz ka perplasur me makine nje grup njerezish mes te cileve ndodhej edhe personi me te cilin po grindej.
Si rrjedhoje ka gjetur vdekjen nje 66-vjecar banor i ketij fshati qe ndodhej ne ate grup si dhe eshte plagosur e ndodhet ne gjendje te rende nje 25-vjecar. Deshmitare ne vendngjarje kane pohuar se gjithcka ka ardhur nga ferkimi i dy automjeteve ku drejtuesit kane dale te nxehur. Ne kete konflikt jane perfshire Ruku Arshiaj 25 vjec nga Gjormi dhe Jeto Madani 28 vjec po nga ky fshat.
Ata kane ferkuar automjetet ne nje kthese te ketij fshati duke u grindur me pas e duke fyer njeri-tjetrin. Pasi kane debatuar gjate se i kujt ishte faji 25-vjecari ka marre makinen e tij dhe eshte larguar nga vendngjarja. Por eshte kthyer serish me shpejtesi per te marre hak.
Duke i dhene gaz makines se vet Arshiaj ka goditur nje grup bashkefshataresh ne qender te fshatit mes te cileve ndodhej edhe personi me te cilin po grindej. Nga goditja qe ky i ka bere turmes se mbledhur ne qender te fshatit ka gjetur vdekjen 66-vjecari Luftar Shenaj si dhe eshte plagosur rende nje tjeter banor i po ketij fshati 25-vjecari Rushan Ajazi qe ndodhet ne spitalin rajonal te Vlores ne gjendje te rende shendetesore.
Nderkohe ne fshatin Gjorm te Vlores u nisen forcat e rendit si dhe ato rrugore. Ruku Arshiaj i cili ka goditur me automjet per tu hakmarre dhe ka shkaktuar vdekjen e nje personi si dhe plagosjen e nje te riu eshte larguar nga vendngjarja dhe po kerkohet nga policia per vrasje me dashje te nje personi si dhe plagosjen e nje tjetri.
Zjarri perfshin nje magazine rrezikohen banesat
TIRANE- Nje zjarr i papritur shpertheu dje pasdite ne nje bllok magazinash ne kryeqytet ne afersi te Xhamise se Tabakeve duke shkaktuar djegien e materialeve te drunjta qe ishin magazinuar ne katin e pare te pallatit qe rrezikoi djegien e banesave.
Zjarrfikeset mberriten me shpejtesi ne vendin e ngjarjes dhe menjehere nisen veprimet per shuarjen e flakeve. Disa apartamente te nje pallati prane xhamise se Tabakeve ne Tirane jane rrezikuar te perfshihen nga flaket ne oret e pasdites. Shkak eshte bere nje zjarr qe ka rene ne nje magazine ku mbaheshin materiale druri te ndodhej shume prane pallatit.
Brenda pak minutave tymi i dendur ka mbuluar gjithe pallatin. Banoret u detyruan te braktisin banesat e tyre deri sa zjarrfikesit shuan zjarrin. Vete banoret e pallatit lajmeruan sherbimet zjarrfikese qe me pas bene te mundur dhe shuarjen e flakeve.Ende nuk ka nje shkak konkret per renien e zjarrit ndersa policia po heton per shkaqet e saj. Nderkohe grupi hetimor i ngritur per ngjarjen do te vijoje punen per te arritur ne nje perfundim zyrtar.
Arrestohet studenti i ekonomikut vodhi fakultetin
TIRANE- Nje student i fakultetit Ekonomik ne Universitetin Bujqesor ne Kamez u arrestua nga policia e komisariatit nr.5 ne Kamez me akuzen e vjedhjes se pajisjeve kompjuterike ne zyren e nje pedagogu ne ambientet e fakultetit perkates ne Universitetin Buqesor. Saimir Dani 27 vjec banues ne Kruje u arrestua nga policia me akuzen e vjedhjes pas denoncimit te dhene nga nje punonjes i fakultetit se ne zyren e tij te henen i ishin vjedhur pajisje dhe sende te ndryshme kompjuterike.
Pas hetimit te nisur nga policia kjo e fundit zbuloi se i dyshuari i krimit ishte studenti 27 vjecar nga Kruja. Policia tha se Dani ishte zbuluar pas hetimeve te kryera dhe pas krahasimit te gjurmeve te gishterinjve te tij me ato te administruara ne vendin e ngjarjes nga policia pas denoncimit te krimit.
Policia tha se kishte gjetur prova per te arrestuarin te cilit i ishte komunikuar akuza e vjedhjes. Policia tha se kishte sekuestruar ne cilesine e provave materiale disa nga sendet ndersa dosjen e pergatitur e nisi ne prokurorine e Tiranes per hetim.