Sheshi, Berisha: E papranueshme piramida në qendër
Kryeministri Sali Berisha kundërshtoi mbrëmë ngritjen e një piramide në qendër të Tiranës. Ai bëri publike bisedimet e bëra në Bruksel me projektuesit belgë të sheshit qendror të Tiranës, Berisha nxori në pah problematikën që lind në këtë rast. Një piramidë në qendër të sheshit është e papranueshme. Fola me ekspertët belgë dhe iu shpjegova rezervat e mia. Ata ishin dakord me mua. Godina, pas Pallatit të Kulturës. Problemi tjetër është me Skënderbeun, i cili për shqiptarët është një shtyllë kryesore e ekzistencës së tyre kombëtare, - deklaroi z. Berisha. Sipas tij, sheshi nuk mund të bëhet pa një bashkëpunim qeveri lokale-qeveri qendrore dhe për këtë duhet të ketë debat. Tirana ka debatues në qarqe akademike të specializuara, me qytetarët etj. Problemi tjetër është trafiku. Unaza e vogël nuk ekziston. Rama nuk ka sjellë projekt në KRTRSH. Sheshi nuk duhet polemizuar, por duhet zgjidhur. Po të doja ta bllokoja mund ta bëja që ditën e dytë. Rama të lërë mënjanë pasionet politike, - theksoi z. Berisha.