Sheshi, Lesi: Rregullimi, të jetë vendimarrje e përbashkët
TIRANE- Turizmi shqiptar këtë vit do të presë dhe turistë rusë. Ky është premtimi i zëvendës ministrit të turizmit Nikoll Lesi i cili këto ditë mbylli dhe një tur promovues të bregdetit shqiptar në Kosovë dhe Gjermani. Gjatë një interviste për News24, Lesi u shpreh se po punohet intensivisht që truistët rusë të jenë një prurje e re mjaft e rëndësishme për turizmin bregdetar shqiptar. Në këtë drejtim një nga hapat që po ndërmerren është hapja e një linje ajrore direkte Tiranë-Moskë. Prioritet tjetër për vitin 2010 do të jetë mjedisi i pastër.
“Ka nevojë ti drejtohemi tregut turistik rus. është një numër i pafundëm turistësh rusë që shkojnë në Turqi, greqi dhe zona të tjera, të cilët shumë mirë mund të shtojnë numrin e vizitorëve dhe turistëve të huaj në Shqipëri. Po insistohet për një linjë ajrore direkte Moskë-Tiranë. Unë jam partizan i një ideje se turizëm pa mjedis të pastër nuk mund të ketë. Po mundohemi të bindim edhe institucionet sipër nesh që duhen masa represive ligjore ndaj shkelësve , që janë kryetarët e Bashkive dhe të komunave që marrin fonde nga pushteti qëndror për mbajtjen pastër të zonave turistike dhe nuk i mbajnë. ” u shpreh Lesi.
Ndërkohë Lesi shprehu mendimin e tij edhe për debatet më të fundit mes ministrisë që ai përfaqëson dhe Bashkisë së Tiraëns për ndërtimet në sheshin Skënderbej. Siaps Lesit, sheshi u përket të gjithë shqiptarëve dhe duhet të ketë një vendimarrje të përbashkët të pushtetit qëndror dhe atij lokal .
“Shehsi nuk i përket vetëm Edi Ramës dhe as vetëm Sali Berishës. Sheshi Skënderbej është historia e kombit, i përket të gjithëve , pra duhet një vendimarrje e përbashkët. ” u shpreh Lesi.
(e.n/News24/BalkanWeb)