E Shtunë, 31 Tetor 2026

Selena Gomez adhuron Nicole Kidman!

Selena Gomez ka pranuar se ishte mahnitur kur e ka takuar aktoren Nicole Kidman.

Aktorja e filmit “The Wizards of Waverly Place” është zgjedhur për të punuar bashkë me Kidman në komedinë e ardhshme “Monte Carlo”.

Selena ka thënë se ishte caktuar një takim për të dyja që kishte të bënte me diskutimet për xhirimet e filmit.

“Nicole është personi ma ‘cool’ që kam parë dhe është shumë e dashur”, tha Gomez për magazinën “In Touch Weekly”. “Jam shumë e lumtur”, tha ajo.

Nicole nuk do të jetë aktorja e parë e famshme që e ka bërë Selena’n të ndihet në siklet.

Mbretëresha e tinejxherëve kohëve të fundit ka treguar se si ajo kishte humbur fjalët kur kishte takuar Shakiran në një emision televiziv.

“Episodi me Shakira’n ishte shumë argëtues”, ka thënë Gomez muajin e kaluar. “Nuk jam e sigurt se çfarë mund të bëj më shumë. Vetëm di se ka qenë një pjesë që më ka mahnitur shumë”, ka thënë ajo për magazinën.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›